Sociale 22 June 2026, 14:35 Nga VNA

“Sukseset” e Arlinda Pogaj në OPB/ Një ditë para largimit, firmosi 207 milionë lekë pa garë për kompaninë e Artur Kadareja

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-22 at 2.32.46 PM (1).jpeg

Një ditë para se të njoftonte largimin e saj nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, kishte menduar t’i bënte dhuratën e fundit me firmën e saj kompanisë  “BIOMETRIC ALBANIA” të biznesmenit Artur Kadareja me një tender 207 milionë lekësh pa garë.

Bëhet fjalë për prcedurën me objekt “Blerja e kiteve dhe materialeve të konsumit për depistimin e HPV-së”, e thënë më thjesht, blerjen e pajisjeve dhe materiale që përdoren për të kontrolluar nëse një person ka virusin HPV për Institutin e Shëndetit Publik. Në këtë tender ka marrë pjesë vetëm subjekti “BIOMETRIC ALBANIA” me ofertën sa 96% të fondit limit. Duke mos pasur konkurrent tjetër në garë, institucioni i drejtuar nga Pogaj deri atë ditë, vendosi ta shpallte fitues.

Duket se Pogaj nuk mund ta linte detyrën pa i dhënë një tjetër “peshqesh” biznesmenit Artur Kadareja, kompania e të cilit ka qenë një nga të preferuarat e OPB gjatë drejtimit të saj. Kujtojmë këtu tenderin me vlerë 2 milionë euro për blerje proteza, kanjula dhe materiale të përgjithshme, ku Kadareja konkurronte me dy kompani që nuk paraqisnin ofertë dhe OPB e shpallte fitues.

Artur Kadareja është një nga përfituesit kryesor i fondeve të shëndetësisë gjatë 10 viteve të fundit. Përmes kompanisë Biometric Albania, i vetëm dhe në bashkëpunim ka marrë mbi 600 tendera me vlerë rreth 66 milionë euro. Vetëm gjatë pesë viteve të fundit në llogaritë e kompanisë Biometric Albania kanë kaluar rreth 39 milionë euro para publike, në zbatim të kontratave me Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj.

Nuk dihet nëse Pogaj e ka përfshirë edhe këtë tender në bilancin “e sukseseve” që kishte bërë në facebook kur njoftoi largimin. Por në statistika, “sukseset” e saj në OPB dalin pak ndryshe, sepse sipas Open Data nga 1,649 procedura prokurimi që mbajnë firmën e Pogajt, 959 janë me flamur të kuq. Pra mbi gjysmën e tyre janë identifikuar si tenderë me nivel risku.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme