Bota 23 June 2026, 19:16 Nga VNA

Tragjedi në Itali, polici humb jetën gjatë ndjekjes së një automjeti me shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Itali, polici humb jetën gjatë ndjekjes së

Dy shqiptarë janë ndaluar në kuadër të hetimeve për një ngjarje tragjike që ka tronditur Italinë, ku një efektiv i Policisë Vendore të Milanos humbi jetën gjatë një ndjekjeje policore me motoçikletë ndaj një automjeti që nuk iu bind urdhrit për ndalim në një pikë kontrolli.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:30, në Via Vittorini, kur efektivët e Policisë Vendore konstatuan një automjet tip “Audi” që po lëvizte në mënyrë të dyshimtë. Sipas hetimeve paraprake, drejtuesi i mjetit, pasi iu bë shenjë për të ndaluar, dyshohet se përshpejtoi dhe u largua me shpejtësi të lartë, duke i detyruar forcat e rendit të nisnin ndjekjen.

Në operacion u përfshinë disa efektivë, mes tyre edhe 39-vjeçari Francesco Imprezzabile, pjesë e Policisë Vendore të Milanos. Gjatë ndjekjes, situata doli jashtë kontrollit dhe kolegët humbën kontaktin si me automjetin në arrati, ashtu edhe me motoçikletën e efektivit.

Pak më vonë, motoçikleta e shërbimit u gjet e ndaluar në anë të rrugës, ndërsa jo larg saj u gjet trupi i pajetë i Francesco Imprezzabile. Sipas autoriteteve, efektivi kishte pësuar arrest kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Ngjarja ka vënë në lëvizje një hetim të gjerë nga autoritetet italiane, të cilat po punojnë për të rindërtuar me saktësi çdo fazë të ndjekjes. Hetuesit po verifikojnë nëse ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë mes automjetit në arrati dhe motoçikletës së policisë, apo nëse vdekja ka ardhur si pasojë e një incidenti gjatë manovrave të ndjekjes.

Për momentin, asnjë pistë nuk përjashtohet. Po kryhen ekspertiza teknike mbi automjetet e përfshira dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në disa zona, përfshirë Milano, Peschiera Borromeo dhe Pioltello. Autoritetet theksojnë se këto prova do të jenë vendimtare për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dy shqiptarët e ndaluar po merren në pyetje nga policia italiane për të përcaktuar rolin e tyre të mundshëm në këtë ngjarje. Prokuroria pritet të vendosë mbi masat e mëtejshme dhe pozicionin e tyre ligjor, bazuar në rezultatet e hetimeve teknike dhe dëshmitë e mbledhura.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në radhët e Policisë Vendore të Milanos dhe institucioneve lokale. Kryetari i Bashkisë së Mazara del Vallo ka shprehur ngushëllimet për familjen e efektivit të ndjerë, ndërsa drejtuesit e policisë kanë deklaruar se janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme