Bota 23 June 2026, 09:16 Nga VNA

Trump për Starmer: Nuk ishte i mirë me ne në NATO, dështoi me emigracionin, energjinë dhe krimin

Ndaje në Whatsapp
Trump për Starmer: Nuk ishte i mirë me ne në NATO,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit britanik Keir Starmer, duke e cilësuar atë si një “mik”, por njëkohësisht duke e kritikuar ashpër për politikat e tij.

Gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Starmer kishte dështuar në tre fusha kryesore: energjinë, emigracionin dhe kriminalitetin.

“Ai është shumë i mirë, do të thoja në një farë mënyre, një mik. Por kishte tre probleme: energjinë, emigracionin dhe kriminalitetin. Ai qëlloi veten në këmbë”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump shtoi gjithashtu se Starmer “nuk ishte i mirë me ne në NATO”, duke lënë të kuptohet pakënaqësinë e tij ndaj qëndrimit të ish-kryeministrit britanik për të mos mbështetur operacionin ushtarak amerikan kundër Iranit.

Presidenti amerikan vazhdoi kritikat ndaj politikave energjetike të Londrës, veçanërisht zhvillimit të energjisë së erës, ndërsa përsëriti se Britania duhet të ndjekë një qasje më të ashpër ndaj emigracionit, të ngjashme me atë që ai ka promovuar në SHBA.

Starmer njoftoi dorëheqjen të hënën, pas muajsh presioni politik dhe rënieje të mbështetjes brenda Partisë Laburiste. Ai informoi më herët për vendimin e tij Charles III dhe më pas e bëri publik largimin përmes një fjalimi në Downing Street.  

Sipas raportimeve, favoriti për ta pasuar në krye të qeverisë britanike është Andy Bur

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme