Sociale 23 June 2026, 13:39 Nga VNA

Sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë, kërkojnë paga më të larta dhe përmirësim të shërbimeve publike

Ndaje në Whatsapp

fvdfvfvd.PNG

Unioni i Sindikatave të Shqipërisë zhvilloi këtë të martë një protestë para Ministrisë së Ekonomisë, ku ngriti shqetësimet për kushtet e punës dhe nivelin e pagave në sektorin e shërbimeve publike.

Përfaqësuesit sindikalë kërkuan rritje pagash, përmirësim të kushteve të punës, shtim të numrit të të punësuarve dhe forcim të dialogut social e negociatave kolektive. Ata kërkuan gjithashtu mbrojtje më të fortë të të drejtave sindikale dhe ndalimin e privatizimit të shërbimeve publike.

Në kuadër të Ditës së Shërbimeve Publike të OKB-së, sindikatat e cilësuan situatën në vend si emergjente, duke paralajmëruar se mungesa e stafit dhe burimeve po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve dhe sigurinë e qytetarëve.

Gjatë protestës, përfaqësues të sindikatave deklaruan se sensibilizimi për shërbime publike më cilësore duhet të përfshijë të gjithë sektorët, nga arsimi deri te shëndetësia, ndërsa theksuan nevojën për më shumë investime dhe mbështetje për punonjësit.

Tubimit iu bashkuan edhe minatorë, të cilët ngritën shqetësime për pensionet e ulëta dhe vështirësitë ekonomike. Një pjesë e protestuesve shprehën kritika edhe ndaj klasës politike, duke kërkuar hapësirë më të madhe për përfshirjen e të rinjve në drejtimin e vendit.

Sindikatat paralajmëruan se në rast se kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, protestat dhe reagimet sindikale do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme