Sociale 24 June 2026, 17:09 Nga VNA

Protesta e 25-të në Tiranë, qytetarët shtojnë presionin ndaj qeverisë: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.jpeg

Sot mbahet protesta e 25-të masive, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Kjo protestë po konsiderohet si pika kulmore e mobilizimit qytetar, pas më shumë se tre javësh demonstrata të vazhdueshme në vend.

Ndërkohë, revolta qytetare duket se ka kaluar tashmë përtej kauzës fillestare, duke u kthyer në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së përgjegjshmërisë institucionale dhe emigrimit masiv të të rinjve.

Një natë më parë u zhvillua protesta e 24-t, ku protestuesit marshuan në disa akse kryesore të kryeqytetit. Pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, tubimi u mbyll me thirrjen kryesore të protestuesve, të cilën ata e cilësojnë si të panegociueshme: “Rama jep dorëheqjen!”

Gjatë protestës, mijëra qytetarë mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë, ndërsa marshimi përshkoi disa zona të Tiranës përpara se të rikthehej në sheshin “Skënderbej”.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme