Ministri danez i Punëve të Jashtme, Lars Lokke Rasmussen, ka deklaruar se bisedimet mes Danimarkës, Grenlandws dhe Shtetet e Bashkuara mund të çojnë në një marrëveshje para përfundimit të vitit 2026.
Në një intervistë për gazetën daneze Politiken, Rasmussen tha se nevojiten ende disa raunde negociatash, por u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Ai theksoi se diplomatët e përfshirë në proces janë në kontakt të ngushtë me administratën amerikane dhe veprojnë mbi baza që mund të mbështeten nga Uashingtoni.
Forumi trepalësh u krijua pas një vizite në Washington në fillim të vitit, ku Rasmussen dhe ish-ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Motzfeldt, zhvilluan takime me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio.
Bisedimet po zhvillohen larg vëmendjes publike, në një kohë kur deklaratat e përsëritura të presidentit Donald Trump për marrjen nën kontroll të Grenlandës kanë shkaktuar tensione mes Washingtonit, Kopenhagenit dhe Nuukut. Grupi i punës synon të adresojë çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit strategjik në rajonin e Arktikut.






















