Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në një depo municionesh në provincën e Kirikkales, në Turqinë qendrore.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ndodhi në një objekt ku po zhvilloheshin aktivitete kërkimore dhe zhvillimore në lagjen Yahsiyan. Autoritetet turke kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit, të cilat ende nuk janë bërë të ditura.
Si pasojë e shpërthimit, dy punëtorë humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime dhe u transportuan për trajtim mjekësor.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi natyrën e punimeve që kryheshin në objekt apo mbi rrethanat që çuan në shpërthim.
Hetimet janë në vijim dhe pritet që në orët e ardhshme të publikohen informacione të reja mbi ngjarjen tragjike.






















