Sociale 24 June 2026, 08:58 Nga VNA

Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë–Milot, makina përplaset me kamionin

Ndaje në Whatsapp
Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë–Milot, makina

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë–Milot.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 04:30, një kamion me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.

Si pasojë e përplasjes, K. B. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, F. B., dhe djali i tij, po ashtu me inicialet F. B., kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, drejtuesi i kamionit, A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme