Afro 30 studentë të Akademisë së Sigurisë janë paraqitur mbrëmjen e kaluar në spital me shenja të helmimit. Dyshimet e para janë se studentët janë ndjerë keq pasi kanë konsumuar vaktin e drekës që vijon t’u dërgohet nga një kompani private. Studentët kanë pasur simptoma me të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke.
Skandali thellohet pasi dy muaj më parë 56 studentë u helmuan po nga ushqimi që iu dërgohej katering nga kompania Sori-al e bashkëshortes së Nikolin Jakës, kreut të Dhomës së Tregtisë.
Lidhur me rastin, Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet dhe po marrin në pyetje studentët për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Dyshimet kryesore bien mbi cilësinë e ushqimit të shpërndarë brenda Akademisë. Ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siç e ka zakon, ka reaguar vetëm pas alarmit të helmimit.
VNA dy muaj më parë kur ndodhi rasti i njëjte i helmimit nga e njëjtja kompani publikoi skandalin me kompaninë Sori-al
"Sori-al", e kontraktuar për shërbimin e kateringut në këtë institucion. Kompania është në pronësi të Alma Tafanit, bashkëshorte e Nikolin Jakës, i cili mban postin e Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.
Në shkurt të vitit 2025, kjo kompani siguroi tenderin për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, studentëve dhe të kursantëve në Akademinë e Sigurisë”, me një vlerë prej 2.7 miliardë lekësh. Sipas kushteve të kontratës, "Sori-al" ka detyrimin ligjor dhe kontraktual të sigurojë tre vakte për studentët deri në vitin 2027.
Lexoje sesi miliona euro shkuan për bashkëshorten e Nikolin Jakës :
Qe nga fillimi i majit kur ndodhi rasti i parë i helmimit në Akademinë e Sigurisë nga e njëjta kompani deri më tani nuk ka asnje masë nga prokuroria. Për të mos folur për Blerina Gjylametin






















