Sociale 25 June 2026, 22:56 Nga VNA

Helmimi në Akademinë e Sigurisë, edhe 4 kursantë të tjerë përfundojnë në spital

Ndaje në Whatsapp
Helmimi në Akademinë e Sigurisë, edhe 4 kursantë të

Katër kursantë të tjerë të Akademisë së Sigurisë kanë përfunduar sot në spital me shenja helmimi. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme edhe 30 studentë të tjerë të Akademisë janë paraqitur në spital me simptoma të ngjashme, që dyshohet se janë shkaktuar pas konsumimit të ushqimit të furnizuar nga e njëjta kompani kateringu. 

Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë nisur hetimet, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërhyrë për verifikimin e rastit. Vetëm dy muaj më parë u raportua një episod i ngjashëm, ku dhjetëra kursantë u helmuan po pas konsumimit të ushqimit të së njëjtës kompani. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe përgjegjësive vijojnë.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme