Sociale 25 June 2026, 17:04 Nga VNA

Jonaid Myzyri vijon “traditën” në OBP: Skualifikon ofertën më të ulët, tenderin ia jep “Fushës” me 203 mln lekë më shumë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-25 at 5.04.32 PM.jpeg

Drejtori i ri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Jonaid Myzyri, duket se e ka nisur punën me "zakonin e vjetër" duke i dhënë një tender kompanisë “Fusha”, pasi skualifikoi ofertën më të arsyeshme nga gara.

Bëhet fjalë për procedurën me objekt pastrimin e zonës bregdetare në bashkitë Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, me një fond limit prej 993 milionë lekësh, ose mbi 1 milion euro. Në këtë tender morën pjesë katër kompani, por OBP skualifikoi tre prej tyre dhe shpalli fituese kompaninë “Fusha” të biznesmenit Shkëlqim Fusha, me një ofertë prej 979 milionë lekësh, ose rreth 98% të fondit limit.

111111.PNG 333.PNG

 

Ndër subjektet e skualifikuara ishte edhe bashkimi i operatorëve “RADA OIL INDUSTRY” dhe “Pastrime Silvio”, të cilët kishin paraqitur ofertën më ekonomike. Dy kompanitë kishin ofruar realizimin e shërbimit për 775 milionë lekë, rreth 203 milionë lekë më pak se oferta fituese.

2222222222.PNG

Megjithatë, institucioni i drejtuar tashmë nga Myzyri vendosi ta skualifikojë këtë ofertë, me argumentin se operatorët, të cilët garonin si bashkim kompanish, nuk kishin paraqitur kontratën e marrëveshjes mes tyre.

Pra, sipas arsyetimit të OBP-së, problemi nuk lidhej me ofertën ekonomike apo kapacitetin për realizimin e punës, por me mungesën e dokumentacionit të marrëveshjes mes dy subjekteve private që kishin zgjedhur të garonin së bashku.

Ky rast duket se konfirmon se ndryshimi i drejtuesve, nga Arlind Pogaj tek Jonaid Myzyri, nuk ka sjellë ndryshim në mënyrën e funksionimit të institucionit. Skualifikimi i ofertave më të favorshme dhe debatet mbi konkurrencën në tendera vijojnë të mbeten problematikë në një institucion që, teorikisht, u krijua për të rritur transparencën dhe konkurrencën e ndershme në prokurimet publike. Përkundrazi, tashmë shumica e prokurimeve publike janë përqendruar vetëm në një institucion si OPB.

Për më tepër që në krye të këtij institucioni tashmë është emëruar Jonaid Myzyri, person i cili ende nuk i ka mbyllur llogaritë me SPAK. Myzyri është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për favorizim të një bashkimi operatorësh gjatë një procedure prokurimi në vitin 2020 për mirëmbajtjen e rrugës Rrëshen–Shpal. Hetimet nisën mbi dyshimet se ai kishte ndikuar në vendimmarrjen e anëtarëve të tjerë të Komisionit të Prokurimit Publik gjatë shqyrtimit të ankesave për procedurat tenderuese.

Këto akuza nuk duket se kanë ndikuar në besimin e qeverisë ndaj Myzyrit, i cili tashmë drejton një nga institucionet kyçe në administrimin e prokurimeve publike në vend.

Nga ana tjetër, edhe kompania fituese e këtij tenderi është një emër i njohur në raport me kontratat publike. Sipas të dhënave të Open Data Albania, “Fusha Shpk” renditet e para ndër kompanitë që kanë përfituar më shumë fonde publike gjatë 11 viteve të fundit.

Biznesmeni Shkëlqim Fusha është përfshirë gjithashtu në hetimet e SPAK në dosjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ku akuzohet për “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë”. Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa hetimet lidhen me dyshime për transaksione të fshehta financiare dhe kamuflim përfitimesh përmes organizatave joqeveritare të lidhura me bashkëshorten e kryebashkiakut.

Thënë të gjitha këto, lind natyrshëm pyetja: A kanë mbaruar njerëzit dhe kompanitë në Shqipëri, që shteti vazhdon t’u besojë fondet publike individëve dhe subjekteve me dosje të hapura me drejtësinë?

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme