Sociale 25 June 2026, 17:20 Nga VNA

Protesta e 26-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqje e kryeministrit dhe largimin e qeverisë

Ndaje në Whatsapp

fvfvfvd.jpg

Sot zhvillohet protesta e 26-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pakushtëzuar të kryeministrit Edi Rama.

Tubimi konsiderohet si kulmi i një mobilizimi qytetar që ka zgjatur mbi tre javë me protesta të pandërprera.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, revolta ka kaluar tashmë kauzën fillestare dhe është kthyer në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe emigrimit të vazhdueshëm të të rinjve.

Një ditë më parë, në orën 19:00, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

Pas përfundimit të tubimit, protesta vijoi me marshime në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, ku edhe përkundër reshjeve të dendura të shiut, qyteti mbeti i mbushur me protestues.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme