Sociale 25 June 2026, 18:22 Nga VNA

Jo vetëm studentët e Akademisë së Sigurisë, në rrezik edhe pacientët në disa spitale ku ushqimi ofrohet nga kompania “SORI-AL”

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-25 at 6.20.00 PM.jpeg

Kompania SORI-AL mbetet në qendër të skandalit të helmimit të rreth 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ngjarje e përsëritur dhe që aktualisht po hetohet nga autoritetet. Rasti ka vënë në pikëpyetje rolin e institucioneve kontrolluese dhe mënyrën si janë verifikuar kontratat publike të ushqimit në institucione të ndjeshme.

“SORI-AL”, e kontraktuar për shërbimin e kateringut në Akademinë e Sigurisë, është në pronësi të Alma Tafanit, bashkëshortes së Nikolin Jakës, kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Në shkurt të vitit 2025, kompania fitoi kontratën për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët dhe kursantët në Akademinë e Sigurisë”, me vlerë rreth 2.7 miliardë lekësh dhe ka për detyrë të sigurojë tre vakte në ditë deri në vitin 2027.

Dy incidentet e regjistruara ngrejnë pikëpyetje jo vetëm për sigurinë e shërbimit në Akademinë e Sigurisë, por edhe për kontratat e tjera që kompania administron në institucione publike kritike.

Nëse hetimet vërtetojnë përgjegjësinë e kompanisë në rastin e helmimit, atëherë rreziku mund të shtrihet shumë më gjerë. Kompania e Alma Tafanit rezulton se ka aktivitet edhe në institucione ku standardet e sigurisë ushqimore duhet të jenë maksimale.

“SORI-AL” ofron ushqim edhe për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë dhe Spitalin Rajonal të Beratit.

Kontrata për spitalin “Shefqet Ndroqi” është fituar në vitin 2023 nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në vlerë rreth 3 milionë euro, pa konkurrencë, me shërbim deri në vitin 2027.

Po nga ky institucion, kompania fitoi në vitin 2024 edhe kontratën për Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, me vlerë rreth 3.1 milionë euro, ku është skualifikuar oferta tjetër që ishte dukshëm më e ulët, dhe me afat deri në vitin 2028.

Gjithashtu, “SORI-AL” vijon shërbimin edhe në Spitalin Rajonal të Beratit, me kontratë rreth 1.1 milionë euro deri në vitin 2028, si dhe në disa reparte ushtarake të vendit.

Nëse hetimi konfirmon probleme me sigurinë ushqimore, atëherë nuk do të bëhet më fjalë për një incident të izoluar, por për një rrezik potencial në disa institucione kritike të vendit.

Ngjarja ngre gjithashtu pikëpyetje serioze mbi funksionimin e sistemit të kontrollit shtetëror, ku alarmi është dhënë më herët, por nuk është shoqëruar me masa parandaluese efektive për të shmangur përsëritjen e rasteve.

Shefqet Ndroqi.PNG Spitali Psikiatrik Vlore.PNGSpitali Berat.PNG

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme