Sociale 25 June 2026, 21:34 Nga VNA

Dita e 26-të e protestës, qytetarët përsërisin 5 kërkesat para Kryeministrisë: Duam qeveri teknike, më pas marshojnë në rrugët e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Dita e 26-të e protestës, qytetarët përsërisin 5

Ka nisur në Tiranë dita e 26-të e protestës qytetare, me protestuesit që u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku mbajtën fjalimet para godinës së Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit përsëritën pesë kërkesat e protestës, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore, anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Trashëgiminë Kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe ligjit për Investimet Strategjike, si edhe hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit në konsultim me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë apartiakë.

Gjatë fjalimeve u hodh edhe propozimi që protestat të zhvillohen edhe gjatë paradites, një ide që mbetet ende pa një vendimmarrje zyrtare.

Një prej protestuesve hodhi poshtë akuzat e përfaqësuesve të qeverisë se tubimet po dëmtojnë turizmin, duke deklaruar se protesta ka krijuar një model të ri promovimi për Shqipërinë.

“Kanë shumë ditë që po mundohen të na hedhin trutë e gomarit se po dëmtojmë turizmin. Ndërkohë ne jemi vendi i parë në botë që kemi shpikur turizmin e protestave. I kemi treguar botës se kemi njerëz mikpritës, të qytetëruar, që dinë të organizohen dhe të mbrojnë natyrën. Në fillim thanë se ishim ngritur kundër një resorti, por falë 25 ditëve të qëndresës kemi arritur t’ia thyejmë imazhin këtij kryeministri”, u shpreh ai.

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar ditën e 26-të të protestës qytetare.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme