
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ka sjell sot në jetë djalin e tyre të dytë.
SPAK ka miratuar lejen 48 orëshe për Veliajn dhe po shoqërohet nga Drejtoria e Burgjeve për në maternitetin “Koço Gliozheni” që të vizitojë bashkëshorten dhe djalin e sapolindur.
Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.
Kujtojmë se Veliaj dhe Xoxa janë marrë të pandehur nga SPAK për veprat penale si korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë.






















