Një grup qytetarësh u mblodh këtë paradite përpara Kryesisë së Kuvendit, pas thirrjes së bërë një ditë më parë në rrjetet sociale.
Protestuesit qëndruan për disa minuta përpara godinës, duke artikuluar thirrjet “Parlament analfabet” dhe “Vdekje tradhtarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, përpara se të largoheshin nga zona.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme pritet të zhvillohet protesta e 30-të qytetare përpara Kryeministrisë. Tubimi do të pasohet nga marshimi tradicional në rrugët e kryeqytetit, i cili zakonisht vijon deri në orët e vona të natës.






















