
Një situatë e pazakontë u regjistrua gjatë protestës së 30-të kundër qeverisë Rama. Studentët kishin vendosur në fasadën e Universitetit Politeknik një banderolë me mesazhin “Ju erdhi fundi”, si pjesë e aksionit të tyre simbolik gjatë protestës.
Menjëherë pas vendosjes së saj, banderola u hoq nga rojet e sigurisë së kompanisë “Illyrian Guard”, ndërsa studentët mbetën të bllokuar brenda ambienteve të universitetit.
Më pas, protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria drejt Universitetit Politeknik për t’u bashkuar me studentët, ndërkohë që u shënuan edhe tensione dhe përplasje me rojet e sigurisë për rikthimin e banderolës.
























