Sociale 30 June 2026, 12:49 Nga VNA

Qytetarët protestojnë edhe në Rrjoll, sfidojnë rrethimin e tokës nga Bashkim Ulaj

Ndaje në Whatsapp

jmhjm.jpg

Ndërsa në Tiranë qytetarët po protestojnë para Parlamentit, në Shkodër protesta ka nisur edhe në Rrjoll, ku banorët kanë dalë në revoltë.

Qytetarët po kërkojnë mbrojtjen e pronave të tyre, ndërsa në zonë, sipas pamjeve, janë të pranishme edhe forca policie.

Banorët e Rrjollit janë mbledhur sërish në protestë me synimin për të rrëzuar rrethimin e tokës, të cilën ata pretendojnë se u përket atyre.

Resorti që po bëhet nga kompania Gener 2 shtrihet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh është kundërshtuar me forcë nga banorët e zonës, për shkak të problemeve me pronësinë e tokës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme