Sociale 29 June 2026, 21:28 Nga VNA

Protesta e 30-të në Tiranë shënohet me incidente dhe paralajmërim për “Kuvend Qytetar”, nesër protestë në Rrjoll dhe para Parlamentit

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-29 at 9.28.03 PM.jpeg

Protesta e 30-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Tiranë, duke shënuar për herë të parë një incident mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi me marshim drejt Kryeministrisë, ndërsa një pjesë e protestuesve vendosi një banderolë me mesazhin “Ju erdhi fundi” në fasadën e Universitetit Politeknik, si pjesë e aksionit simbolik të protestës.

Menjëherë pas vendosjes së saj, banderola u hoq nga rojet e sigurisë së kompanisë “Illyrian Guard”, duke sjellë tensione dhe përplasje me protestuesit, të cilët u zhvendosën drejt ambientit universitar për ta rivendosur atë. Pas ndërhyrjeve dhe tensioneve të shkurtra, banderola u rikthye në vend dhe tubimi vijoi normalisht përpara Kryeministrisë, ku u ritheksuan pesë kërkesat kryesore të protestës, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë si pikën kryesore dhe të panegociueshme.

Në protestë u prezantua edhe nisma për krijimin e një “Kuvendi Qytetar”, i cili synon të funksionojë si një strukturë përfaqësuese jashtë sistemit politik ekzistues. Sipas aktivistëve, ky forum pritet të përbëhet nga rreth 500–600 anëtarë të përzgjedhur nga grupimet pjesëmarrëse në protestë, me qëllim hartimin e një platforme qytetare për një “Shqipëri të Re”.

Në protestë morën pjesë edhe eurodeputetet Tineke Strik, Jutta Paulus, Vula Tsetsi dhe Anna Strolenberg. Tineke Strik shprehu solidaritet me protestuesit dhe tha se zëri i tyre do të dëgjohet në Bruksel, ndërsa Jutta Paulus theksoi mbështetjen për kauzat mjedisore dhe kundërshtimin e korrupsionit. Vula Tsetsi deklaroi se Shqipëria duhet të respektojë zërin e qytetarëve për të ecur drejt BE-së, ndërsa Anna Strolenberg u shpreh se kërkesat e protestuesve përfaqësojnë vlera europiane dhe kërkoi që qeveria të dëgjojë qytetarët.

Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola, ka paralajmëruar se ditën e nesërme protestuesit do të mblidhen në Rrjoll, pasi aty është rivendosur gardhi që u hoq disa ditë më parë nga protestuesit.

Po ashtu Kola ka paralajmëruar se protestuesit nesër do të ndalen edhe te Kuvendi, për të protestuar.

Gjatë tubimit u ritheksuan pesë kërkesat kryesore të protestuesve, me kërkesën e parë dhe të panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë. Nuk munguan as thirrjet tashmë simbol të protestuesve “Rama jepe dorëheqjen” , “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme