Sociale 3 July 2026, 12:22 Nga VNA

Shteti do vetëm “shefa”, rriten 18% në vitin 2025; Pakësohen nëpunësit

Ndaje në Whatsapp

Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025, por duket se pjesa ma e madhe e rritjes ka ardhur nga pozicionet drejtuese. Sipas të dhënave të INSTAT, numri total i të punësuarve në shtet arriti në 185,386 persona, nga 182,430 një vit më parë, me një shtesë prej 2,956 punonjësish ose 1.6%.

Rritja më e fortë është regjistruar te kategoria “ligjvënës, nëpunës të lartë dhe drejtues”, e cila u zgjerua me 18% brenda një viti. Në vitin 2025, kjo kategori numëronte 24,244 të punësuar, nga 20,532 në 2024. Krahasuar me vitin 2021, numri i tyre është rritur me mbi 7,200 persona, ose 43%.

Ndërkohë, specialistët, që mbeten grupi më i madh në administratën shtetërore, u rritën lehtë në 77,465 persona, nga 75,817 në vitin 2024. Ata përbëjnë rreth 42% të totalit te të punësuarve në sektorin shtetëror.

Në të kundërt, kategoria e teknikëve dhe ndihmës specialistëve ra me 7.3% në 2025, duke zbritur në 32,773 të punësuar. Rënie edhe më të fortë shënuan nëpunësit e thjeshtë, numri i të cilëve u ul në 11,465, nga 13,286 një vit më parë. Krahasuar me vitin 2021, kjo kategori është tkurrur me rreth 25%.

Të dhënat tregojnë një zhvendosje të strukturës së punësimit në shtet drejt pozicioneve drejtuese dhe profesioneve më të kualifikuara, ndërsa rolet mbështetëse dhe administrative të thjeshta po bien. Paralelisht, numri i punëtorëve u rrit në 39,439 në vitin 2025, niveli më i lartë i periudhës 2021-2025.

Të dhënat tregojnë se  administrate shtetërore është  bërë më “hierarkike”, duke u rritur numri i drejtuesve dhe i pozicioneve menaxheriale në raport me stafin mbështetës. Kjo shihet nga rritja e fortë e ligjvënësve, nëpunësve të lartë dhe drejtuesve (+18% në një vit), ndërsa teknikët dhe nëpunësit e thjeshtë kanë rënë.

Kjo zhvendosje po vjen edhe si pasojë e ristrukturimit të administratës, ku shumë detyra teknike ose administrative janë automatizuar apo janë kaluar në shërbime të digjitalizuara, duke dubluar vendet e thjeshta të punës me drejtues.

Mirëpo teksa digjitalizimi ka përparuar me shpejtësi në të gjitha drejtimet kjo po vjen më shumë kosto për qytetarët, pasi numri i punonjësve në sektorin shtetëror në vend që të ulët po shtohet viti. Duke qenë se shtesa po vjen për pozicionet drejtuese, kjo rëndon më shumë shpenzimet për paga që paguhen nga taksapaguesit./ monitor.al

Video

Mesdita e së premtes ka sjellë një stuhi të papritur me shi dhe erëra të forta në qytetin e Elbasanit, duke u thyer kështu temperaturat e larta. Fenomeni natyror, ndonëse zgjati vetëm pak minuta, shkaktoi menjëherë problematika në disa zona urbane të qytetit. Si pasojë e erës së fuqishme, u rrëzuan dy pemë dhe u dëmtua një shtyllë e tensionit të mesëm.

“Kimioterapia e fundit… bini borive!”. Kjo ishte fraza e shkruar në xhamin e pasmë të një makine të zbukuruar me tullumbace, e cila u pa nga dhjetëra drejtues mjetesh përgjatë rrugës SS16 bis në Barletta të Italisë. Gjesti emocionues u bë nga babai i një fëmije pacient onkologjik, i cili vendosi të festojë në një mënyrë të veçantë përfundimin e trajtimit të djalit të tij kundër sëmundjes. Mes shkrimeve shumëngjyrëshe dhe tullumbaceve brenda automjetit, mesazhi simbolizonte fundin e një rruge të vështirë dhe një moment shprese për familjen. Thirrjes së babait iu përgjigjën shumë drejtues automjetesh, të cilët i ranë borive në shenjë urimi dhe mbështetjeje për vogëlushin.

Një incident mes stafit të kombëtares së Egjiptit dhe policisë amerikane ka tërhequr vëmendjen në prag të ndeshjes së Botërorit ndaj Australisë, pasi pamjet e përplasjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në Dallas, ku skuadra egjiptiane është e akomoduar për fazën me eliminim direkt të turneut. Sipas raportimeve, tensioni nisi kur efektivët e policisë ndaluan një fëmijë që po përpiqej të fotografonte lojtarët e Egjiptit. Reagimi i drejtorit të kombëtares, Ibrahim Hassan, solli një debat të ashpër me forcat e rendit, ndërsa në videot e publikuara shihet një efektiv amerikan duke e shtyrë me forcë, çka çoi në momente tensioni edhe me pjesëtarë të tjerë të delegacionit egjiptian.

Një incident mes stafit të kombëtares së Egjiptit dhe policisë amerikane ka tërhequr vëmendjen në prag të ndeshjes së Botërorit ndaj Australisë, pasi pamjet e përplasjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në Dallas, ku skuadra egjiptiane është e akomoduar për fazën me eliminim direkt të turneut. Sipas raportimeve, tensioni nisi kur efektivët e policisë ndaluan një fëmijë që po përpiqej të fotografonte lojtarët e Egjiptit. Reagimi i drejtorit të kombëtares, Ibrahim Hassan, solli një debat të ashpër me forcat e rendit, ndërsa në videot e publikuara shihet një efektiv amerikan duke e shtyrë me forcë, çka çoi në momente tensioni edhe me pjesëtarë të tjerë të delegacionit egjiptian.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme