Sociale 3 July 2026, 09:25 Nga VNA

Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë me 2025

Ndaje në Whatsapp
Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në

Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29 vjeç rezultojnë jashtë sistemit arsimor, pa punë dhe pa përfshirje në formim profesional (NEET) në vitin 2025.

Të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se brenda kësaj grup-moshe në Shqipëri, 38,5% e të rinjve rezultojnë të papunë aktivë, pasi janë duke kërkuar punë dhe janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës. Pjesa tjetër 1,6 % mbetet jashtë tregut të punës pasi klasifikohen si të dekurajuar, ndërsa 19,5% janë të angazhuar në detyra familjare, duke rritur fëmijë apo duke u kujdesur për dikë në familje.

Një pjesë e konsiderueshme për 40,4%, renditet në kategorinë “të tjera”, çka tregon një nivel të lartë informaliteti ose pasigurie në deklarimin e statusit të tyre ekonomik.

Në raport me vitin paraardhës, vërehet një përmirësim i lehtë në kategorinë e të dekurajuarve, me një ulje prej 0,4 pikë përqindje. Megjithatë, ky ndryshim mbetet i kufizuar dhe nuk reflekton ende një transformim në integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Të dhënat tregojnë se meshkujt janë më aktivë në tregun e punës sesa femrat. Rreth 46,5% e meshkujve NEET janë në kërkim aktiv të punës dhe të gatshëm për punësim, ndërsa tek femrat kjo përqindje zbret në 31,9%.

Shqipëria ka përqindjen e të rinjve as në punës dhe as në shkollë gati dyfish mbi mesataren e BE-së dhe në nivele të larta rajonale. Kosova rezulton me nivelet më të larta të NEET në rajon, që arrin rreth 30% ose, e ndjekur nga Shqipëria me rreth 20%. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi lëvizin në intervalin 17%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia regjistrojnë nivele më të ulëta, por ende dukshëm mbi standardet europiane.

Nga rritja ekonomike në aspektin e punësimit duket se po përfitojnë vetëm pensionistët, pasi papunësia vijon të jetë e lartë ndër të rinjtë. Vitin e kaluar shkalla zyrtare e papunësisë është 8,4%, teksa ky tregues për grup-moshën 15–24 vjeç është 21,5%, gati trefish më shumë se në popullsinë e përgjithshme.

Në paradoks me të rinjtë, numri i të punësuarve në moshën mbi 65 vjeç ka pësuar rritje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 119,862 në 2024 numri i tyre arriti në 130,274 në 2025. Këta persona edhe pse në moshë pensioni, janë kryesisht të vetëpunësuar në bujqësi pa kontribute, të cilët sipas metodologjisë vendase konsiderohen të punësuar edhe kur angazhohen në fermën e tyre të vogël dhe prodhojnë vetëm për vetë-konsum./Monitor

Video

Mesdita e së premtes ka sjellë një stuhi të papritur me shi dhe erëra të forta në qytetin e Elbasanit, duke u thyer kështu temperaturat e larta. Fenomeni natyror, ndonëse zgjati vetëm pak minuta, shkaktoi menjëherë problematika në disa zona urbane të qytetit. Si pasojë e erës së fuqishme, u rrëzuan dy pemë dhe u dëmtua një shtyllë e tensionit të mesëm.

“Kimioterapia e fundit… bini borive!”. Kjo ishte fraza e shkruar në xhamin e pasmë të një makine të zbukuruar me tullumbace, e cila u pa nga dhjetëra drejtues mjetesh përgjatë rrugës SS16 bis në Barletta të Italisë. Gjesti emocionues u bë nga babai i një fëmije pacient onkologjik, i cili vendosi të festojë në një mënyrë të veçantë përfundimin e trajtimit të djalit të tij kundër sëmundjes. Mes shkrimeve shumëngjyrëshe dhe tullumbaceve brenda automjetit, mesazhi simbolizonte fundin e një rruge të vështirë dhe një moment shprese për familjen. Thirrjes së babait iu përgjigjën shumë drejtues automjetesh, të cilët i ranë borive në shenjë urimi dhe mbështetjeje për vogëlushin.

Një incident mes stafit të kombëtares së Egjiptit dhe policisë amerikane ka tërhequr vëmendjen në prag të ndeshjes së Botërorit ndaj Australisë, pasi pamjet e përplasjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në Dallas, ku skuadra egjiptiane është e akomoduar për fazën me eliminim direkt të turneut. Sipas raportimeve, tensioni nisi kur efektivët e policisë ndaluan një fëmijë që po përpiqej të fotografonte lojtarët e Egjiptit. Reagimi i drejtorit të kombëtares, Ibrahim Hassan, solli një debat të ashpër me forcat e rendit, ndërsa në videot e publikuara shihet një efektiv amerikan duke e shtyrë me forcë, çka çoi në momente tensioni edhe me pjesëtarë të tjerë të delegacionit egjiptian.

Një incident mes stafit të kombëtares së Egjiptit dhe policisë amerikane ka tërhequr vëmendjen në prag të ndeshjes së Botërorit ndaj Australisë, pasi pamjet e përplasjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në Dallas, ku skuadra egjiptiane është e akomoduar për fazën me eliminim direkt të turneut. Sipas raportimeve, tensioni nisi kur efektivët e policisë ndaluan një fëmijë që po përpiqej të fotografonte lojtarët e Egjiptit. Reagimi i drejtorit të kombëtares, Ibrahim Hassan, solli një debat të ashpër me forcat e rendit, ndërsa në videot e publikuara shihet një efektiv amerikan duke e shtyrë me forcë, çka çoi në momente tensioni edhe me pjesëtarë të tjerë të delegacionit egjiptian.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme