Bota 3 July 2026, 16:01 Nga VNA

Trump: Irani ka pranuar pothuajse të gjitha kushtet tona, nuk po kërkojmë ndryshim regjimi

Ndaje në Whatsapp
Trump: Irani ka pranuar pothuajse të gjitha kushtet tona, nuk po

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka pranuar "pothuajse gjithçka që na nevojitet" gjatë negociatave mes dy palëve.

Në një intervistë për CNBC, Trump theksoi se administrata e tij nuk synon ndryshimin e regjimit në Iran, por ritheksoi se Teherani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore.

"Ne nuk po kërkojmë ndryshim regjimi. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore", u shpreh presidenti amerikan.
Trump pretendoi gjithashtu se Irani është "neutralizuar plotësisht nga ana ushtarake", megjithëse pranoi se vendi ende disponon disa raketa.

"Ata kanë ende disa raketa, por edhe ato mund t'i shkatërrojmë", tha ai.
Gjatë intervistës, Trump përdori edhe një krahasim për të përshkruar situatën e Iranit, duke e cilësuar vendin si një "fëmijë të llastuar".

"Është si një fëmijë i llastuar nga prindërit e tij, i cili papritur përballet me trajtim të ashpër. I duhet pak kohë që të mësohet me këtë", deklaroi ai.

Presidenti amerikan e përshkroi gjithashtu Iranin si "ngacmuesin e Lindjes së Mesme".

Ndërkohë, bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që synon t'i japë fund konfliktit me Iranin kanë nisur këtë javë në Katar. Sipas raportimeve, raundi i ardhshëm i negociatave pritet të zhvillohet pas ceremonisë mortore të ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Video

Mesdita e së premtes ka sjellë një stuhi të papritur me shi dhe erëra të forta në qytetin e Elbasanit, duke u thyer kështu temperaturat e larta. Fenomeni natyror, ndonëse zgjati vetëm pak minuta, shkaktoi menjëherë problematika në disa zona urbane të qytetit. Si pasojë e erës së fuqishme, u rrëzuan dy pemë dhe u dëmtua një shtyllë e tensionit të mesëm.

“Kimioterapia e fundit… bini borive!”. Kjo ishte fraza e shkruar në xhamin e pasmë të një makine të zbukuruar me tullumbace, e cila u pa nga dhjetëra drejtues mjetesh përgjatë rrugës SS16 bis në Barletta të Italisë. Gjesti emocionues u bë nga babai i një fëmije pacient onkologjik, i cili vendosi të festojë në një mënyrë të veçantë përfundimin e trajtimit të djalit të tij kundër sëmundjes. Mes shkrimeve shumëngjyrëshe dhe tullumbaceve brenda automjetit, mesazhi simbolizonte fundin e një rruge të vështirë dhe një moment shprese për familjen. Thirrjes së babait iu përgjigjën shumë drejtues automjetesh, të cilët i ranë borive në shenjë urimi dhe mbështetjeje për vogëlushin.

Një incident mes stafit të kombëtares së Egjiptit dhe policisë amerikane ka tërhequr vëmendjen në prag të ndeshjes së Botërorit ndaj Australisë, pasi pamjet e përplasjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në Dallas, ku skuadra egjiptiane është e akomoduar për fazën me eliminim direkt të turneut. Sipas raportimeve, tensioni nisi kur efektivët e policisë ndaluan një fëmijë që po përpiqej të fotografonte lojtarët e Egjiptit. Reagimi i drejtorit të kombëtares, Ibrahim Hassan, solli një debat të ashpër me forcat e rendit, ndërsa në videot e publikuara shihet një efektiv amerikan duke e shtyrë me forcë, çka çoi në momente tensioni edhe me pjesëtarë të tjerë të delegacionit egjiptian.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme