Bisedimet e zhvilluara në Doha mbi zbatimin e një memorandumi mirëkuptimi mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që synon uljen e tensioneve dhe përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, kanë përfunduar, sipas zëvendësministrit të jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi.
Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, palët kanë rënë dakord të krijojnë një kanal të posaçëm komunikimi, i cili pritet të vihet në funksion brenda ditës së nesërme. Ky mekanizëm do të shërbejë për raportimin, regjistrimin dhe vlerësimin e menjëhershëm të shkeljeve të mundshme të marrëveshjes, me synimin për të siguruar zbatimin e saj.
Gharibabadi ka deklaruar gjithashtu se është arritur një marrëveshje për lirimin gradual të një pjese të fondeve iraniane të ngrira jashtë vendit, të vlerësuara në rreth 6 miliardë dollarë. Sipas tij, këto fonde do të përdoren ekskluzivisht për blerjen e mallrave dhe produkteve bazë për nevojat e vendit.
Zhvillimet konsiderohen të rëndësishme në kontekstin e përpjekjeve për forcimin e besimit mes palëve dhe ruajtjen e një marrëveshjeje të brishtë për uljen e tensioneve në rajon. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga pala amerikane lidhur me deklaratat e zyrtarit iranian.
Një prift ortodoks grek është kthyer në një fenomen të papritur në botën e muzikës alternative, pasi albumi i tij “Paradise Metal” është vlerësuar si një nga publikimet më interesante të vitit. Atë Dionysios Tabakis, 53 vjeç, ndërthur në albumin e tij doom metal, këngë të Krishtlindjeve dhe elemente dubstep me tematikë fetare, duke tërhequr vëmendjen e kritikëve ndërkombëtarë.
Albumi mori notën 7.6 nga revista prestigjioze muzikore Pitchfork, duke u renditur mbi disa albume ikonike të artistëve të njohur. Prifti, i cili shërben në Kishën Ortodokse Greke, thotë se kitara elektrike nuk është “e djallit”, por një instrument i krijuar nga Zoti dhe i keqkuptuar nga kisha.
Megjithëse është bërë figurë kult në skenën muzikore, Tabakis ka refuzuar shumicën e ftesave mediatike, duke preferuar një jetë të tërhequr dhe të përkushtuar ndaj misionit të tij fetar. I martuar prej 32 vitesh dhe baba i tre fëmijëve, ai vazhdon të kombinojë besimin me pasionin për muzikën eksperimentale.

Pamjet e publikuara nga gazetari Isa Myzyraj ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po përdoren ngjarjet e protestës për propagandë.
Në video, Joan Trungu, shefi i forcës “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, shfaqet në spital si i dëmtuar, ku vizitohet nga ministri i Brendshëm dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit. Por vetëm pak orë më vonë, i njëjti efektiv shfaqet sërish në krye të detyrës, duke drejtuar forcat “Shqiponja” pranë Komisariatit nr. 3.
Nëse dëmtimi ishte aq i rëndë sa të justifikonte një vizitë zyrtare në spital, si u rikthye në detyrë brenda pak orësh? Dhe nëse ishte në gjendje të drejtonte operacionet pasdite, për çfarë shërbeu i gjithë spektakli i paradites?
Pamjet flasin vetë.

SPAK mbyll dosjen e inceneratorit të Tiranës, 10 të pandehur për skemën e pastrimit të 20 milionë eurove
Lexoje lajmin në koment⬇️

Një video e Lionel Lionel Messi po bëhet virale në rrjetet sociale, duke treguar yllin argjentinas gjatë një kontrolli të zakonshëm sigurie në aeroport. Në pamje, Messi i nënshtrohet kontrollit me skaner dore disa herë, njësoj si çdo pasagjer tjetër, pa marrë asnjë trajtim të veçantë.
Futbollisti shfaqet i qetë dhe bashkëpunues, duke buzëqeshur me stafin e sigurisë dhe shokët e skuadrës së Argjentinës. Videoja ka tërhequr vëmendjen e fansave për thjeshtësinë dhe sjelljen e tij, pavarësisht statusit si një prej sportistëve më të njohur në botë. Në fund dëgjohet edhe komenti humoristik i personit që filmon: “Herën tjetër që do të mërziteni nga kontrolli në aeroport, kujtoni se edhe Messi duhet ta kalojë të njëjtën procedurë.”