Rafineria NORSI, një nga më të mëdhatë në Rusi, ka ndalur përpunimin e naftës së papërpunuar pas një sulmi me dron ukrainas, sipas burimeve nga industria.
Autoritetet lokale në rajonin e Nizhni Novgorodit konfirmuan se nga sulmi ka humbur jetën një person dhe është dëmtuar një objekt industrial.
Sipas raportimeve, në rafineri është goditur njësia primare e përpunimit CDU-6, e cila përbën më shumë se gjysmën e kapacitetit total të objektit.
Kompania Lukoil, pronare e rafinerisë, nuk ka komentuar ende mbi incidentin.
NORSI është rafineria e katërt më e madhe në Rusi dhe një nga prodhuesit kryesorë të benzinës në vend, me kapacitet përpunimi mbi 15 milionë ton naftë në vit.






















