Bota 6 July 2026, 17:07 Nga VNA

Trump pranon telefonatën me Infantinon: I kërkova të rishikonte kartonin e kuq të Balogun, por nuk i dhashë urdhra

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-06 at 5.03.04 PM.jpeg

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se ka telefonuar personalisht presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për t’i kërkuar rishikimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun. Megjithatë, ai mohoi të ketë ushtruar presion mbi FIFA-n, duke theksuar se kërkesa e tij ishte vetëm për një rivlerësim të vendimit.  

“Gjithçka që bëra ishte të kërkoja një rishikim. Nuk i thashë: ‘Duhet ta bësh këtë’”, deklaroi Trump nga Zyra Ovale. Sipas tij, ndërhyrja e Balogun nuk përbënte faull, por ishte thjesht një përplasje aksidentale mes dy futbollistëve që vraponin me shpejtësi të plotë.  

Deklaratat e Trump vijnë një ditë pasi FIFA vendosi të pezullojë zbatimin e dënimit me një ndeshje për Balogun, duke i hapur rrugë aktivizimit të tij në sfidën e 1/8-ve të Kupës së Botës kundër Belgjikës. Vendimi, i marrë nga komiteti disiplinor i FIFA-s në bazë të nenit 27 të Kodit Disiplinor, ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit.  

Trump tha se nuk mund t’i diktonte FIFA-s se çfarë vendimi të merrte, por shtoi se komisioni i pavarur “mori vendimin e duhur”. Ai kritikoi gjithashtu arbitrin që ndëshkoi Balogun me karton të kuq, duke e cilësuar vendimin si të gabuar dhe duke hedhur dyshime mbi paanshmërinë e tij.  

Ndërkohë, vendimi i FIFA-s ka nxitur reagime të ashpra nga UEFA dhe Federata Mbretërore Belge e Futbollit, të cilat e kanë cilësuar pezullimin e dënimit si një precedent të papranueshëm që rrezikon integritetin e garës. Federata belge ka paraqitur apel kundër vendimit, ndërsa UEFA ka deklaruar se FIFA ka “kaluar vijën e kuqe”.

Video

Protesta në ditën e 37. Qytetarët nisin të mblidhen në sheshin "Skënderbej".

Protesta e 37, nis marshimi drejt Kryeministrisë.

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në segmentin pranë Shijakut, për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga një zjarr në fshatin Koxhas. Prania e madhe e tymit ka reduktuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke u kthyer në një burim të rrezikshëm për aksidente të mundshme. Për këtë arsye, autoritetet kanë marrë vendimin për të mbyllur lëvizjen e automjeteve deri në normalizimin e plotë të situatës.

Në MetLife Stadium u zhvillua një festë e madhe për Norvegjinë, e cila mposhti Brazilin dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. Heroi i ndeshjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1. Pas përfundimit të takimit, në stadium shpërtheu entuziazmi i tifozëve norvegjezë. Haaland më pas mori pjesë në festime duke i rënë daulles dhe duke udhëhequr tifozët në “Viking Row”, rituali tradicional i festimit i njohur si “Viking Row”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme