Ndeshja e fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës mes Francës dhe Paraguait mund të shtyhet, pasi temperaturat ekstreme që kanë përfshirë SHBA-në po ngrenë shqetësime serioze për sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve.
Në Filadelfia, ku do të luhet sfida, temperatura pritet të kalojë 38°C, ndërsa për shkak të lagështisë së lartë temperatura e ndjerë brenda stadiumit mund të arrijë deri në 46°C.
Ekspertët kanë paralajmëruar se aktiviteti fizik në kushte të tilla rrit ndjeshëm rrezikun e problemeve shëndetësore, ndërsa sindikata e futbollistëve FIFPRO kërkon që FIFA të shqyrtojë mundësinë e shtyrjes së ndeshjeve kur kushtet bëhen të rrezikshme.
FIFA pritet të zbatojë masa si pushime për hidratim dhe zona ftohjeje, por shumë specialistë i konsiderojnë ato të pamjaftueshme për temperaturat rekord që po përjeton Amerika e Veriut.
Problemet me motin nuk kufizohen vetëm te Francë–Paraguai. Edhe ndeshja Angli–Meksikë është vënë në pikëpyetje për shkak të rrezikut nga stuhitë në Mexico City, megjithëse FIFA ka vendosur të mos ndryshojë orarin e saj.






















