Sociale 4 July 2026, 22:34 Nga VNA

Moskoordinim mes organizatorëve të protestës: marshimi u anulua fillimisht për shkak të masivitetit, por më pas tubimi vijoi në rrugët e Tiranës

Ndaje në Whatsapp

fvdvfd.PNG

Mbrëmjen e sotme ka pasur një moskoordinim mes organizatorëve të protestës në Tiranë lidhur me vijimin e marshimit, pasi fillimisht u njoftua se nuk do të kishte lëvizje nga sheshi. Në përfundim të fjalimeve, një nga aktivistët deklaroi se “sheshi është i juaji” dhe se nuk ishte marrë vendim për marshim, duke argumentuar se pjesëmarrja ishte masive dhe nuk kontrollohej.

Megjithatë, pak më vonë vendimi ndryshoi dhe protesta vijoi me marshim fillimisht me destinacion drejt Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku ndodhen të arrestuar disa qytetarë nga protesta e së enjtes para Parlamentit, dhe më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit. Aktualisht, marshimi vazhdon i organizuar nga aktivistët.

Kjo situatë vjen në një moment tensionesh dhe mosdakordësish mes disa grupeve organizatore, përfshirë edhe qëndrime të ndryshme mbi “Kuvendin Kombëtar të qytetarëve” të shpallur më herët.

Megjithatë, është konfirmuar se nesër në orën 09:00 protestuesit do të mblidhen para Gjykatës së Tiranës, ku pritet të dalin para masave të sigurisë të arrestuarit e protestës së fundit.

Video

Vijon marshimi i protestuesve drejt komisariatit nr.3 me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”

Një qytetari i ka rënë të fikët në protestën para kryeministrisë. Në moment ka ndërhyrë një mjeke që ishte aty pranë për t'i dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë organizatorët kërkuan ambulancën të vinte aty për ta çuar në spital.

Pamje me dron e protestës së 35-të përballë kryeministrisë

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin. Destinacioni i parë do jetë komisariati nr. 3 në Tiranë ku mbahen të arretuarit në protestën e të enjtes, më pas marshimi do vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme