Julian Nagelsmann nuk është më trajner i kombëtares gjermane. Vetëm pak ditë pas eliminimit të bujshëm nga Paraguai në Botërorin 2026, 38-vjeçari ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) për t’u larguar nga posti, pavarësisht se kontrata e tij zgjaste deri në përfundim të Euro 2028.
Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe agjencisë DPA, Nagelsmann do të përfitojë rreth 7 milionë euro dëmshpërblim, rreth gjysmën e shumës që do të merrte nëse do të qëndronte deri në fund të kontratës. Largimi i tij pritet të jetë vetëm hapi i parë i ndryshimeve të mëdha në DFB, pasi bordi mbikëqyrës ka nisur diskutimet edhe për të ardhmen e drejtorit sportiv Rudi Völler dhe drejtorit të përgjithshëm Andreas Rettig.
Sipas raportimeve, emri favorit për ta zëvendësuar Nagelsmann është Jürgen Klopp, me të cilin DFB ka nisur kontaktet e para për t’i besuar rindërtimin e kombëtares pas një tjetër dështimi historik në Kupën e Botës.






















