Futbollistët e Real Madridit po spikasin në Kupën e Botës 2026, duke qenë ndër protagonistët kryesorë të fazës së grupeve.
Në renditjen e lojtarëve që kanë fituar më shumë çmime "Lojtari i Ndeshjes" (Man of the Match), dy yje të klubit madrilen janë mes pesë më të mirëve.
Në krye të listës qëndron Vinicius Junior, i cili është futbollisti i vetëm që u shpall tre herë radhazi "Lojtari i Ndeshjes" gjatë fazës së grupeve. Sulmuesi brazilian ishte vendimtar për Brazilin, duke shënuar katër gola në tre ndeshje dhe duke ndihmuar "Seleçaon" ta mbyllë grupin në vendin e parë.
Në mesin e më të dalluarve është edhe Jude Bellingham. Mesfushori anglez fitoi dy çmime "Lojtari i Ndeshjes", pasi realizoi dy gola dhe dha një asist në tre sfidat e Anglisë, duke konfirmuar rolin e tij si një nga liderët e skuadrës.
Paraqitjet e dyshes së Real Madridit kanë rritur edhe më shumë pritshmëritë për fazën me eliminim direkt, ku të dy synojnë të udhëheqin kombëtaret e tyre drejt suksesit.






















