Faza e grupeve e Kupës së Botës 2026 ka ulur siparin, duke përcaktuar 16 përballjet e raundit të 1/16 së finales. Tashmë turneu hyn në fazën eliminatore, ku çdo ndeshje është vendimtare dhe humbja nënkupton fundin e rrugëtimit.
Në mesin e dueleve më të spikatura janë përballjet Gjermani-Paraguai, Brazil-Japoni, Portugali-Kroaci, Francë-Suedi dhe Holandë-Marok. Kampionia në fuqi, Argjentina, do të sfidojë Kepin e Gjelbër, ndërsa Anglia do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos.
Çiftet e plota të 1/16 së finales:
Gjermania-Paraguai
Franca-Suedia
Afrika e Jugut-Kanadaja
Holanda-Maroku
Portugalia-Kroacia
Spanja-Austria
SHBA-Bosnja dhe Hercegovina
Belgjika-Senegali
Brazili-Japonia
Bregu i Fildishtë-Norvegjia
Meksika-Ekuadori
Anglia-Republika Demokratike e Kongos
Argjentina-Kepi i Gjelbër
Australia-Egjipti
Zvicra-Algjeria
Kolumbia-Gana
Me nisjen e fazës eliminatore, gara për trofeun e Kupës së Botës 2026 hyn në momentin më emocionues, ku vetëm 16 kombëtare do të vazhdojnë rrugëtimin drejt titullit botëror.






















