Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 po shkon drejt fundit, ndërsa kanë nisur të konfirmohen edhe përballjet e para të fazës me eliminim direkt. Me përfundimin e ndeshjeve në disa grupe, katër çiftet e para të raundit të 1/16-ve janë tashmë zyrtare, ndërsa pjesa tjetër e tabelës do të plotësohet pas mbylljes së ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve.
Deri tani janë konfirmuar këto përballje:
Afrikë e Jugut – Kanada
Holandë – Marok
SHBA – Bosnje dhe Hercegovina
Brazil – Japoni
Këto sfida premtojnë spektakël, me disa nga kombëtaret favorite që do të përballen me skuadra surprizë të këtij edicioni, në një format të ri të Botërorit me 48 ekipe, ku për herë të parë zhvillohet raundi i 1/16-ve.
Ndërkohë, edhe pjesa tjetër e skemës së fazës me eliminim direkt ka nisur të marrë formë, bazuar në renditjen aktuale të grupeve. Megjithatë, këto mbeten ende projeksione dhe mund të ndryshojnë në varësi të rezultateve të ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve, të cilat do të përcaktojnë përfundimisht të gjitha çiftet e fazës “knockout”.






















