Afrika ka regjistruar një arritje historike në Kupën e Botës 2026, pasi plot nëntë përfaqësuese të kontinentit kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ës së finales, duke shënuar pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë të Afrikës në një fazë me eliminim direkt të turneut.
Falë formatit të ri me 48 skuadra, nëntë nga 32 ekipet që kanë kaluar në fazën me eliminim direkt vijnë nga Afrika, që përbën 28.1 për qind të totalit, një rekord historik për kontinentin në Kupën e Botës.
Skuadrat afrikane që kanë siguruar kualifikimin janë: Maroku, Egjipti, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Kepi i Gjelbër, Senegali, Gana, Republika Demokratike e Kongos dhe Algjeria.
Ky sukses konfirmon rritjen e vazhdueshme të futbollit afrikan në arenën ndërkombëtare dhe e vendos kontinentin me përfaqësimin më të madh ndonjëherë në fazat vendimtare të turneut.






















