Sport 1 July 2026, 15:54 Nga VNA

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal i bindur: Franca nuk është më e fortë se ne

Ndaje në Whatsapp
“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal i bindur:

Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe është gati për ndeshjen e 1/16-ve të finales së Botërorit ndaj Austrisë, që luhet nesër në orën 21:00. Në një intervistë për Cadena COPE, talenti i Barcelonës tha se është pranë formës maksimale dhe i gatshëm për të luajtur 90 minuta.

“Jam shumë mirë, me shumë dëshirë dhe entuziazëm. Jam rreth 80–90% i gatshëm dhe gati për 90 minuta kundër Austrisë”, u shpreh Yamal.

Ai u tregua gjithashtu shumë optimist për ecurinë e Spanjës në turne, duke deklaruar se skuadra e tij mund të shkojë deri në fund.
“Jemi plot shpresë dhe besoj se do ta fitojmë Botërorin”, tha ai.

Yamal komentoi edhe kritikat për paraqitjet e Spanjës, duke theksuar se rezultati është më i rëndësishëm se loja perfekte.
“E rëndësishme është të fitosh. Sigurisht duhet të luajmë mirë, por nëse luan mirë dhe humb, të gjithë largohen të trishtuar. Mund të përmirësohemi, sepse jemi shumë më mirë se niveli që kemi treguar deri tani.”
Duke folur për rolin e tij në ekip, 18-vjeçari theksoi se nuk ndjen presion dhe se është gati të marrë përgjegjësi në momente vendimtare.
“Nuk e ndjej presionin. Jam ‘numri 10’ i Barcelonës, mund ta ndryshoj ndeshjen në çdo moment. Presioni është problem vetëm kur nuk mund të bësh atë që kërkohet.”
Në lidhje me rivalët për titull, Yamal u tregua i sigurt për forcën e Spanjës, duke mos e konsideruar as Francën superiore.
“Nuk shoh asnjë kombëtare të pamundur për t’u mposhtur. As Franca nuk është më e fortë se ne. Nuk na kanë mundur që nga Europiani. Në ndeshje eliminimi gjithçka ndryshon. Mendoj se do ta fitojmë Botërorin”, përfundoi ai.

Video

Vijon marshimi i protestuesve drejt komisariatit nr.3 me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”

Një qytetari i ka rënë të fikët në protestën para kryeministrisë. Në moment ka ndërhyrë një mjeke që ishte aty pranë për t'i dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë organizatorët kërkuan ambulancën të vinte aty për ta çuar në spital.

Pamje me dron e protestës së 35-të përballë kryeministrisë

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin. Destinacioni i parë do jetë komisariati nr. 3 në Tiranë ku mbahen të arretuarit në protestën e të enjtes, më pas marshimi do vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme