Situata është tensionuar para Komisariatit Nr. 3, ku disa protestues kanë thyer xhamat e godinës gjatë një tubimi që kishte nisur më herët nga zona e Kryeministrisë, me thirrje për lirimin e të arrestuarve.
Sipas raportimeve, gjatë qëndrimit para komisariatit, një prej protestuesve ka goditur me një shkop xhamat e objektit, duke shkaktuar thyerjen e tyre dhe përshkallëzimin e situatës. Menjëherë pas këtij incidenti, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke përdorur makinën e ujit ndaj protestuesve.
Grumbullimi fillestar, i cili kishte karakter paqësor, u zhvendos drejt Komisariatit Nr. 3, ku situata doli jashtë kontrollit dhe çoi në ndërhyrjen e forcave të rendit për të stabilizuar rendin publik.






















