Shëndet paç 9 July 2026, 20:07 Nga JJ

Milionat për të sfiduar plakjen, Bryan Johnson zbulon se vuan nga një sëmundje e rrallë autoimune

Ndaje në Whatsapp
Milionat për të sfiduar plakjen, Bryan Johnson zbulon se vuan nga

 

Bryan Johnson, sipërmarrësi amerikan i njohur për përpjekjen e tij ekstreme për të ngadalësuar plakjen dhe për të zgjatur jetën, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë: gastritin autoimun.

51-vjeçari, i cili është bërë i famshëm me protokollin Blueprint dhe dokumentarin e Netflix Don’t Die: The Man Who Wants to Live Forever, njoftoi në rrjetet sociale se sistemi i tij imunitar po sulmon mukozën e stomakut. “Stomaku im po ha vetveten”, shkroi ai.

Johnson shpenzon çdo vit miliona dollarë për programe kundër plakjes. Ai ndjek një regjim tepër strikt: zgjohet në orën 04:30, konsumon të gjitha vaktet para orës 11:00, fle në 20:30, merr mbi 100 suplemente në ditë dhe monitorohet vazhdimisht nga një ekip prej rreth 30 mjekësh, të cilët ndjekin çdo tregues të organizmit, nga pesha dhe niveli i glukozës deri te ritmi i zemrës dhe cilësia e gjumit.

Sëmundja nga e cila vuan, gastriti autoimun, është një patologji e rrallë në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e stomakut, duke shkaktuar inflamacion kronik dhe dëmtim progresiv të mukozës. Me kalimin e kohës, kjo ul prodhimin e acidit gastrik dhe pengon përthithjen e vitaminës B12 dhe hekurit, duke rritur rrezikun për anemi. Gjithashtu, sëmundja lidhet me një rrezik më të lartë për kancer të stomakut dhe tumore neuroendokrine.

Patologjia shfaqet shpesh së bashku me sëmundje të tjera autoimune, veçanërisht me tiroiditin e Hashimoto. Vetë Johnson tregon se në moshën 21-vjeçare ishte diagnostikuar me hipotiroidizëm dhe beson se procesi autoimun nisi vite më parë.

Diagnoza vendoset përmes analizave të gjakut për antitrupat kundër qelizave të stomakut dhe konfirmohet me biopsi gjatë gastroskopisë. Nuk ekziston një kurë përfundimtare; trajtimi bazohet në injeksione periodike të vitaminës B12, terapi me hekur kur është e nevojshme dhe kontrolle të rregullta endoskopike. Mjekët rekomandojnë gjithashtu shmangien e alkoolit, duhanit dhe ushqimeve me shumë yndyrë.

Johnson beson se origjina e problemit lidhet me vitet e fëmijërisë dhe adoleshencës, kur konsumonte shpesh ushqime të shpejta dhe pije me sheqer, si edhe me periudhat e gjata të stresit, shtimit në peshë dhe depresionit gjatë viteve kur ndërtonte biznesin e tij.

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu ish-fabrikën e këpucëve Bata në Zlin të Çekisë, duke shkatërruar një godinë që shërbente si magazinë këpucësh. Si masë sigurie, autoritetet evakuuan zonën përreth, ndërsa ekipet zjarrfikëse vunë nën kontroll flakët. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Kryeministri Edi Rama kalon pranë protestës me eskorten në ditën e 40 të saj

Dita e 40 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme