Sport 10 July 2026, 23:02 Nga VNA

Spanja mposht Belgjikën dhe siguron gjysmëfinalen, Merino vendos në fund sfidën ndaj “Djajve të Kuq”

Ndaje në Whatsapp
Spanja mposht Belgjikën dhe siguron gjysmëfinalen, Merino vendos

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinalen e Botërorit, pasi mposhti 2-1 Belgjikën në një sfidë të luftuar deri në minutat e fundit. Iberikët dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, por vetëm goli i Mikel Merinos në minutën e 88-të vulosi fitoren dhe biletën për përballjen spektakolare ndaj Francës.

Skuadra e Luis De La Fuente mori kontrollin e lojës që në fillim, duke mbajtur topin dhe ushtruar presion ndaj belgëve. Pas disa tentativave, Spanja kaloi në avantazh në minutën e 30-të, kur Fabian Ruiz përfitoi nga një top i kthyer nga Thibaut Courtois dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Belgjika reagoi shpejt dhe riktheu baraspeshën në minutën e 41-të. Charles De Ketelaere u shkëput mirë në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë mposhti Unai Simon, duke mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, Spanja vijoi të diktonte ritmin e lojës, ndërsa Courtois u bë protagonist me disa pritje vendimtare ndaj Lamine Yamal. Portieri belg u detyrua të largohej i dëmtuar në minutën e 71-të, duke i lënë vendin Lammens.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, erdhi momenti vendimtar. Në minutën e 88-të, Mikel Merino përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe me një goditje të fuqishme nga afër shënoi golin e fitores 2-1, duke konfirmuar edhe një herë aftësinë e tij për të qenë vendimtar në minutat e fundit.

Me këtë sukses, Spanja siguron një vend mes katër skuadrave më të mira të turneut dhe tani do të përballet me Francën në një gjysmëfinale që premton spektakël.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një video tregon një rekrut rus që humb kontrollin e një mitraliere kundërajrore YakB 12.7 mm gjatë stërvitjes, duke u rrëzuar nga kamioni për shkak të fuqisë së madhe të zmbrapsjes. Arma, e cila mund të qëllojë deri në 4,000 plumba në minutë dhe përdoret nga ushtria ruse kundër dronëve ukrainas, kërkon kontroll dhe aftësi të lartë nga operatori.

Gjatë protestës së 43-të përpara Kryeministrisë, aktivisti Andi Tepelena njoftoi se të hënën, në orën 13:00, do të dorëzohet një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, për "shpërdorim detyre". Ai tha se ky vendim vjen pas deklaratës së kreut të policisë se po hetohen mbi 10 mijë qytetarë që kanë bërë vlerësime negative "review" në rrjetet sociale. Tepelena theksoi se ky hetim nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi në Kodin Penal nuk ekziston asnjë nen për vlerësimet në rrjetet sociale, dhe ftoi qytetarët të bashkohen në SPAK për të firmosur kallëzimin.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë në ditën e 43-të të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme