Sport 10 July 2026, 18:24 Nga VNA

Zidane pranoi kartonin e kuq! Ish-gjyqtari i finales së Botërorit 2006 zbulon bisedën e pabesueshme

Ndaje në Whatsapp
Zidane pranoi kartonin e kuq! Ish-gjyqtari i finales së Botërorit 2006

Horacio Elizondo, gjyqtari që drejtoi finalen e Kupës së Botës 2006 mes Italisë dhe Francës, ka zbuluar detaje të reja për episodin që mbetet një nga momentet më të famshme në historinë e futbollit: Kartonin e kuq të Zinedine Zidane pas goditjes me kokë ndaj Marco Materazzit.

Në atë finale, Italia triumfoi pas gjuajtjeve të penalltive, ndërsa Zidane u përjashtua vetëm pak minuta para fundit të kohës shtesë, në ndeshjen e fundit të karrierës së tij si futbollist.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Elizondo tregoi se nuk e kishte parë vetë incidentin.

“Vura re që Materazzi nuk po ngrihej nga fusha dhe menjëherë ndalova lojën. Teksa po shkoja drejt tij, pyeta asistentët se çfarë kishte ndodhur, por asnjëri nuk kishte parë incidentin”, rrëfeu ai.

Sipas arbitrit argjentinas, ishte gjyqtari i katërt, Luis Medina Cantalejo, ai që e informoi për veprimin e Zidane.

“Ai më tha se Zidane e kishte goditur Materazzin me kokë. Mendova se askush në stadium nuk e kishte parë qartë, ndoshta vetëm kamerat televizive e kishin kapur momentin.”

Elizondo shpjegoi se vendosi të nxirrte kartonin e kuq dhe vëzhgoi reagimin e kapitenit francez.

“Doja të shihja si do të reagonte. Sapo më pa duke nxjerrë kartonin e kuq, ai hoqi shiritin e kapitenit.”

Por momenti që e ka surprizuar më shumë ndodhi pak çaste më vonë.

“Ndërsa po shënoja emrin e tij, Zidane më preku në shpatull dhe më tha: ‘Qetësohu, kartoni i kuq është i drejtë, por a nuk e pe apo dëgjove çfarë ndodhi më parë?’. E pyeta se për çfarë e kishte fjalën, por ai nuk tha asgjë tjetër dhe u largua.”

Kartoni i kuq ndaj Zidanes vazhdon të konsiderohet si një nga episodet më ikonike në historinë e Kupës së Botës, pasi shënoi fundin e karrierës së një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Elizondo kujtoi se ai moment mbetet një nga vendimet më të vështira të karrierës së tij, por theksoi se ishte i bindur se duhej të zbatohej rregullorja, pavarësisht rëndësisë së ndeshjes dhe emrit të lojtarit.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një video tregon një rekrut rus që humb kontrollin e një mitraliere kundërajrore YakB 12.7 mm gjatë stërvitjes, duke u rrëzuar nga kamioni për shkak të fuqisë së madhe të zmbrapsjes. Arma, e cila mund të qëllojë deri në 4,000 plumba në minutë dhe përdoret nga ushtria ruse kundër dronëve ukrainas, kërkon kontroll dhe aftësi të lartë nga operatori.

Gjatë protestës së 43-të përpara Kryeministrisë, aktivisti Andi Tepelena njoftoi se të hënën, në orën 13:00, do të dorëzohet një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, për "shpërdorim detyre". Ai tha se ky vendim vjen pas deklaratës së kreut të policisë se po hetohen mbi 10 mijë qytetarë që kanë bërë vlerësime negative "review" në rrjetet sociale. Tepelena theksoi se ky hetim nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi në Kodin Penal nuk ekziston asnjë nen për vlerësimet në rrjetet sociale, dhe ftoi qytetarët të bashkohen në SPAK për të firmosur kallëzimin.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë në ditën e 43-të të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme