Sport 10 July 2026, 21:05 Nga VNA

Virusi godet Anglinë dhe Norvegjinë para çerekfinales, rrezikohen mungesa të rëndësishme

Ndaje në Whatsapp
Virusi godet Anglinë dhe Norvegjinë para çerekfinales,

Vetëm pak orë përpara çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë, të dyja kombëtaret po përballen me probleme shëndetësore që mund të ndikojnë në përgatitjet për sfidën e së shtunës mbrëma (23:00) në Miami.

Sipas 'Daily Mail', mesfushori i Anglisë, Declan Rice, është prekur nga një virus dhe është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës për të shmangur përhapjen e infeksionit. Futbollisti i Arsenalit ka munguar në dy seanca stërvitore radhazi, ndërsa Federata Angleze e Futbollit ka ndërmarrë menjëherë masa parandaluese. Në kampin anglez mbizotëron optimizmi se situata është nën kontroll dhe se virusi nuk është përhapur te pjesa tjetër e ekipit.

Rice kishte vuajtur edhe më herët nga shqetësime fizike në kofshë dhe në pjesën e poshtme të shpinës, ndaj mungesa e tij në çerekfinale do të ishte një goditje e rëndësishme për Anglinë.

Problemet nuk mungojnë as në kampin norvegjez. Portieri Orjan Nyland konfirmoi se disa futbollistë janë prekur nga sëmundja, ndërsa stafi mjekësor po punon për të mbajtur situatën nën kontroll.

"Është e vërtetë, kemi pasur probleme. Po bëjmë gjithçka që mundemi dhe mjeku ynë është shumë i zënë për momentin. Shpresojmë që gjithçka të jetë mirë dhe të përballemi me Anglinë me një ekip plotësisht të gatshëm", deklaroi Nyland.

Dy futbollistë norvegjezë kanë munguar tashmë për shkak të virusit. Sulmuesi Jorgen Strand Larsen nuk luajti në ndeshjen e parë të turneut, ndërsa Marcus Holmgren Pedersen mungoi në sfidën ndaj Brazilit. Ndërkohë, edhe përzgjedhësi Stale Solbakken u pa duke kollitur gjatë konferencës për shtyp, duke shtuar shqetësimet në kampin nordik.

Pavarësisht këtyre vështirësive, Anglia dhe Norvegjia mbeten të fokusuara te përballja që pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të çerekfinaleve të Botërorit. Megjithatë, përpara se të luftojnë për një vend në gjysmëfinale, të dyja skuadrat duhet të fitojnë edhe betejën kundër virusit.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Një video tregon një rekrut rus që humb kontrollin e një mitraliere kundërajrore YakB 12.7 mm gjatë stërvitjes, duke u rrëzuar nga kamioni për shkak të fuqisë së madhe të zmbrapsjes. Arma, e cila mund të qëllojë deri në 4,000 plumba në minutë dhe përdoret nga ushtria ruse kundër dronëve ukrainas, kërkon kontroll dhe aftësi të lartë nga operatori.

Gjatë protestës së 43-të përpara Kryeministrisë, aktivisti Andi Tepelena njoftoi se të hënën, në orën 13:00, do të dorëzohet një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj, për "shpërdorim detyre". Ai tha se ky vendim vjen pas deklaratës së kreut të policisë se po hetohen mbi 10 mijë qytetarë që kanë bërë vlerësime negative "review" në rrjetet sociale. Tepelena theksoi se ky hetim nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi në Kodin Penal nuk ekziston asnjë nen për vlerësimet në rrjetet sociale, dhe ftoi qytetarët të bashkohen në SPAK për të firmosur kallëzimin.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë në ditën e 43-të të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme