Sport 14 July 2026, 18:10 Nga VNA

Beteja për “Këpucën e Artë” në Botërorin 2026: Mbappe dhe Messi kryesojnë garën

Ndaje në Whatsapp
Beteja për “Këpucën e Artë” në

Kupa e Botës 2026 nuk po ofron vetëm emocione në garën për trofeun, por edhe një duel të fortë për “Këpucën e Artë”, çmimin që i jepet golashënuesit më të mirë të turneut.

Në krye të renditjes ndodhen Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, të dy me nga tetë gola. Megjithatë, sulmuesi francez mban vendin e parë falë tre asistimeve, një më shumë se kapiteni i Argjentinës. Në rast barazimi me gola, fituesi përcaktohet pikërisht nga numri i asistimeve.

Me Francën, Argjentinën, Anglinë dhe Spanjën ende në garë, pretendentët kryesorë do të kenë edhe deri në dy ndeshje për të përmirësuar statistikat e tyre.

Në vendin e tretë renditet Jude Bellingham me gjashtë gola dhe një asistim, po aq sa bashkëkombësi i tij Harry Kane, i cili synon të bëhet futbollisti i parë në histori që fiton dy herë “Këpucën e Artë” në Kupën e Botës.

Pesëshen e parë e plotëson Ousmane Dembele me pesë gola dhe dy asistime, ndërsa Mikel Oyarzabal i Spanjës mban ende gjallë shpresat me katër realizime dhe një asistim.

Renditja aktuale e golashënuesve

Kylian Mbappe (Franca) – 8 gola, 3 asistime 
Lionel Messi (Argjentina) – 8 gola, 2 asistime 
Jude Bellingham (Anglia) – 6 gola, 1 asistim 
Harry Kane (Anglia) – 6 gola, 1 asistim 
Ousmane Dembele (Franca) – 5 gola, 2 asistime 
Mikel Oyarzabal (Spanja) – 4 gola, 1 asistim 
Ndërkohë, rekordi i një edicioni të vetëm të Kupës së Botës vazhdon të mbahet nga francezi Just Fontaine, i cili shënoi 13 gola në Botërorin e vitit 1958.

Një tjetër fakt interesant është se asnjë futbollist nuk e ka fituar dy herë “Këpucën e Artë” të Botërorit, ndërsa Lionel Messi, pavarësisht karrierës së tij të jashtëzakonshme, ende nuk e ka fituar këtë trofe individual.

Me vetëm pak ndeshje të mbetura deri në fund të turneut, gara për golashënuesin më të mirë pritet të jetë po aq emocionuese sa edhe lufta për titullin e kampionit të botës.

Video

Mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror të Buenos Airesit për të ndjekur në ekranet gjigante gjysmëfinalen e Botërorit. Pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit të Argjentinës në finalen e madhe, sheshi shpërtheu në festë mes flamujve, këngëve dhe fishekzjarreve, në një atmosferë elektrizuese. Pamjet nga Reuters

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme