Edhe pse Kupa e Botës 2026 është ende në zhvillim, gjashtë kombëtare e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në Botërorin 2030.
Bëhet fjalë për Spanjën, Portugalinë dhe Marokun, tre organizatorët kryesorë të turneut, si edhe Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain, të cilat do të presin ndeshjet përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të Kupës së Botës. Si vende pritëse, të gjashta janë kualifikuar automatikisht.
Pjesa tjetër e kombëtareve do të sigurojë pjesëmarrjen përmes fazave eliminatore kontinentale, të planifikuara të zhvillohen gjatë viteve 2027-2029.
Ndërkohë, FIFA po shqyrton një tjetër ndryshim historik të formatit të turneut. Presidenti Gianni Infantino mbështet idenë që Botërori 2030 të zhvillohet me 64 kombëtare, në vend të formatit aktual me 48 skuadra.
Nëse propozimi miratohet, Kupa e Botës 2030 do të shënojë zgjerimin më të madh në historinë e kompeticionit më prestigjioz të futbollit.






















