Sport 15 July 2026, 08:27 Nga JJ

“Vargjentina”, akuzat ndaj Argjentinës para gjysmëfinales: tabloidët britanikë flasin për favorizime arbitrare ndaj Messit

Ndaje në Whatsapp
“Vargjentina”, akuzat ndaj Argjentinës para gjysmëfinales:

 

Në prag të gjysmëfinales së Botërorit mes Anglisë dhe Argjentinës, mediat tabloide britanike kanë ngritur akuza se kombëtarja e Lionel Messit po favorizohet nga arbitrat dhe FIFA në rrugën drejt finales. Në Britani ka marrë hov edhe termi “Vargjentina”, një lojë fjalësh që lidh Argjentinën me VAR-in, për të sugjeruar se vendimet teknologjike kanë qenë në favor të kampionëve të botës.

Në qendër të polemikave është arbitri amerikan me origjinë marokene Ismail Elfath, i cili do të drejtojë sfidën. Tabloidët e cilësojnë atë si “arbitrin e preferuar të Messit”, duke kujtuar se ishte zyrtar i katërt në finalen e Botërorit 2022 dhe se Messi ka fituar të katër ndeshjet e arbitruara prej tij që nga transferimi te Inter Miami, duke shënuar edhe katër gola.

Kritikët theksojnë gjithashtu se Argjentina është e vetmja nga skuadrat favorite që nuk ka pasur asnjë vendim të VAR-it kundër saj gjatë këtij Botërori. Mes episodeve më të diskutuara është ndërhyrja e Messit ndaj Mandi në ndeshjen hapëse me Algjerinë, për të cilën shumë analistë britanikë pretendojnë se meritonte karton të kuq.

Pakënaqësi kanë shprehur edhe Egjipti dhe Zvicra pas eliminimit nga Argjentina. Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, foli për “padrejtësi”, ndërsa publikoi një video me episodet e kontestuara të ndeshjes. Nga ana tjetër, mbrojtësi zviceran Manuel Akanji deklaroi se nuk kishte parë kurrë një arbitrim kaq të njëanshëm, ndërsa trajneri Murat Yakin e cilësoi atë “të pakuptueshëm”.

Në këtë klimë tensionesh, presioni mbi Elfath është i jashtëzakonshëm, ndërsa sfida Angli–Argjentinë pritet të zhvillohet nën vëmendjen maksimale, me çdo vendim arbitral që pritet të analizohet në detaje.

Video

Mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror të Buenos Airesit për të ndjekur në ekranet gjigante gjysmëfinalen e Botërorit. Pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit të Argjentinës në finalen e madhe, sheshi shpërtheu në festë mes flamujve, këngëve dhe fishekzjarreve, në një atmosferë elektrizuese. Pamjet nga Reuters

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme