Sociale 13 July 2026, 15:41 Nga VNA

Europa në alarm nga i nxehti, regjistrohen mbi 10 mijë vdekje shtesë prej vapës, vazhdojnë netët tropikale

Ndaje në Whatsapp
Europa në alarm nga i nxehti, regjistrohen mbi 10 mijë vdekje

Më shumë se 10 mijë vdekje shtesë ka shkaktuar vala rekord e të të nxehtit që përfshiu Europën Perëndimore në fund të qershorit, sipas të dhënave zyrtare. 

Rrjeti EuroMOMO, i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pohon se mbi mbi 9 mijë nga këto viktima ishin të moshës 65 vjeç e lart.

Temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë goditje nga nxehtësia ose të përkeqësojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes, ndërsa të moshuarit mbeten grupi më i rrezikuar. “Të regjistrosh një numër kaq të lartë vdekjesh shtesë në këtë periudhë të vitit është e pazakontë. Është shumë e vështirë që kjo rritje e vdekshmërisë të shpjegohet me ndonjë faktor tjetër përveç nxehtësisë ekstreme”, u shpreh për Reuters Lasse Vestergaard, mjek kryesor në Institutin Statens Serum të Danimarkës, i cili koordinon rrjetin EuroMOMO.

Shkencëtarët vlerësojnë se vala e të nxehtit në fund të qershorit do të kishte qenë “pothuajse e pamundur” pa ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Vala aktuale e të nxehtit në Evropë pritet të vazhdojë në shumë rajone, përpara se rreth datave 19-20 korrik 2026 temperaturat të ulen dhe të shfaqen stuhi të mundshme.

Deri atëherë, temperatura ekstreme gjatë ditës dhe të ashtuquajturat “netë tropikale”, kur temperaturat gjatë natës mbeten mbi 20 gradë Celsius- do të vazhdojnë të prekin pjesë të kontinentit të vjetër

Video

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

Nxehet situata në PD por kësaj here jo nga vapa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme