Rajoni 16 July 2026, 20:59 Nga VNA

DASH reagon pas deklaratës së ministres serbe për “spastrimin etnik” në Kosovë: Përdorni gjuhë konstruktive

Ndaje në Whatsapp
DASH reagon pas deklaratës së ministres serbe për

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Në një përgjigje për Gazetën Express, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit theksoi se prioriteti i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një element kyç për arritjen e këtij objektivi.

“Prioriteti i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është paqja dhe stabiliteti. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e domosdoshme e kësaj. Ne i inkurajojmë udhëheqësit politikë të përdorin gjuhë konstruktive për të çuar përpara këtë qëllim me mirëbesim”, deklaroi zëdhënësi i DASH.

Deklarata e Paunoviçit shkaktoi reagime të forta në Kosovë, pasi ajo iu referua luftës së viteve 1998-1999 dhe ish-presidentit Sllobodan Millosheviç, i cili konsiderohet përgjegjës për politikat represive ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pas kësaj deklarate, autoritetet e Kosovës shpallën Paunoviçin persona non grata, duke i ndaluar hyrjen dhe tranzitin në territorin e Republikës së Kosovës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme