Rajoni 16 July 2026, 13:07 Nga VNA

“Zbythet” ministrja serbe pas deklaratës për Kosovën, por i kërkon falje Vuçiçit dhe Macutit, jo shqiptarëve

Ndaje në Whatsapp

dsdsdc.jpg

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas deklaratave të saj për “spastrimin etnik të Kosovës”, por falja e saj u është drejtuar vetëm presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit Gjuro Macut, duke mos përfshirë shqiptarët apo familjet e prekura nga lufta në Kosovë.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë Serbisë, ndërsa Paunoviç pretendoi se fjalët e saj ishin nxjerrë jashtë kontekstit dhe se në media ishte shkëputur vetëm një pjesë e shkurtër nga intervista.

Megjithatë, në intervistën e publikuar nga media përkatëse, ajo dëgjohet të deklarojë se, nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do të kishte vepruar ndryshe lidhur me Kosovën, duke përmendur edhe “spastrimin etnik”.

“Ky ishte rrëfimi im personal, jo një deklaratë politike. Është e pakëndshme që duhet të shpjegoj se kjo nuk është politika e presidentit apo e qeverisë”, deklaroi Paunoviç, duke u distancuar nga përgjegjësia politike e deklaratës.

Ajo pretendoi se me deklaratën e saj kishte pasur parasysh largimin e personave që, sipas saj, nuk e konsideronin veten pjesë të Republikës Federale të Jugosllavisë, ndërsa ata që do të kryenin “veprime terroriste” do të trajtoheshin si terroristë.

Ministrja serbe e cilësoi si “paradoksal” vendimin e autoriteteve të Kosovës për ta shpallur person “non grata”, duke kritikuar ndalimin e hyrjes së saj në Kosovë dhe duke iu referuar institucioneve të Kosovës si “të përkohshme”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme