Sociale 14 July 2026, 18:44 Nga VNA

Garë apo farsë? Bashkia Lushnjë skualifikon katër ofertat më të mira në tenderin 4.5 mln euro për ujësjellësin e Dushkut

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-14 at 6.43.55 PM.jpeg

Bashkia e Lushnjës ka shpallur fituesin e tenderit për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit të disa fshatrave, duke skualifikuar katër ofertat më të lira në garë. Procedura e prokurimit, e cila kishte një fond limit prej 4.7 miliardë lekësh (rreth 4.5 milionë euro), ka përfunduar me përzgjedhjen e një operatori që ofroi thuajse vlerën maksimale të buxhetit, pavarësisht se në tryezë kishte propozime me diferenca të mëdha ekonomike.

Tenderr.PNG

Projekti, i cili teorikisht synon përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm brenda 18 muajve në fshatrat Zhamë, Gramsh, Konjat, Dushk dhe Thanasaj, ka ngjasuar më shumë me një procedurë formale sesa me një garë të hapur tregtare. Nga 9 kompani që shfaqën interes, komisioni i tenderit skualifikoi 8 prej tyre, duke lënë në fuqi ofertën e bashkimit të operatorëve "ARKONSTUDIO & ED KONSTRUKSION". Fituesit morën dritën jeshile me ofertën sa 93.6% e fondit limit, duke konfirmuar një praktikë tashmë të njohur të tenderave, ku fiton ai që i afrohet më shumë tavanit të buxhetit.

Fitueees.PNG

Ironia qëndron tek diferencat marramendëse të parave që bashkia refuzoi të kursente nga xhepat e qytetarëve. Katër nga operatorët e skualifikuar ofruan çmime që dëshmojnë se rrjeti i ujësjellësit mund të ndërtohej pa pasur nevojë për shpenzime maksimale. Bashkimi i operatorëve "NDREGJONI - UDHA – NIKA" kërkoi 1.2 milionë euro më pak se fituesi i përzgjedhur; kompanitë "LLAZO – VIBTIS" kishin 679 mijë euro më lirë; "LIQENI VII – SARDO - IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION" kërkoi 463 mijë euro më pak, ndërsa "AGI KONS - COLOMBO" kërkoi 289 mijë euro më pak.

Garaa.PNG

Në fund, ajo që mbetet nga kjo procedurë është një faturë maksimale për buxhetin e qytetarëve dhe një pikëpyetje e madhe mbi transparencën e garës. Ndërsa argumenti zyrtar mbetet ai i "mosplotësimit të kritereve teknike", skualifikimi në masë i ofertave shumë më të lira len shijen e një procesi formal ku fituesi ishte i paracaktuar. Tashmë i mbetet organeve të drejtësisë të zbardhin nëse ky prokurim ishte një garë e vërtetë, apo thjesht një skemë e radhës për të shpenzuar fondet publike deri në qindarkën e fundit.

Video

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

Nxehet situata në PD por kësaj here jo nga vapa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme