Sport 19 July 2026, 09:38 Nga VNA

Spanjë-Argjentinë, finalja që ndal botën/ Koeficientët favorizojnë iberikët për trofeun e Botërorit 2026

Ndaje në Whatsapp
Spanjë-Argjentinë, finalja që ndal botën/ Koeficientët

Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Spanja dhe Argjentina do të përballen këtë të diel në stadiumin “MetLife” në New Jersey, në sfidën që do të vendosë fituesen e trofeut më prestigjioz të futbollit.

Edhe pse Argjentina vjen në finale si kampione në fuqi, basteshkruesit e konsiderojnë Spanjën si favoriten kryesore. Sipas koeficientëve të publikuar nga FanDuel Sportsbook, fitorja e Spanjës brenda 90 minutave kuotohet me 2.30, ndërsa ajo e Argjentinës me 3.60. Barazimi në kohën e rregullt vlerësohet me koeficientin 2.95.

Edhe në garën për fitimin e trofeut, pavarësisht nëse ndeshja shkon në kohën shtesë apo penallti, Spanja mbetet favorite me koeficient 1.64, ndërsa Argjentina kuotohet me 2.36 për të mbrojtur titullin botëror.

Besimi i basteshkruesve te Spanja lidhet me ecurinë e saj në këtë Botëror. Iberikët kanë fituar shtatë ndeshje radhazi, kanë pësuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut dhe në gjysmëfinale eliminuan Francën me rezultatin 2-0.

Nga ana tjetër, Argjentina siguroi finalen pas fitores dramatike ndaj Anglisë. Skuadra e Lionel Scalonit numëron 14 fitore radhazi, ndërsa Lionel Messi ka qenë protagonisti absolut i ekipit me tetë gola dhe pesë asistime në këtë Kupë Bote.

Analisti i basteve sportive Jon Eimer e cilëson finalen si një përballje shumë të ekuilibruar, megjithatë koeficientët vijojnë të favorizojnë Spanjën për të ngritur trofeun në New Jersey.

Video

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mançja në momentin kur ndodhën të shtënat në lokalin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Në tavolinë ndodhej edhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga plumbat. Në momentin e sulmit, brenda lokalit ndodhej edhe një efektiv Policie jashtë shërbimit, i cili sapo dëgjoi të shtënat doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e zjarrit, por arriti të largohej në thellësi të lagjes. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

Një avion i vogël është përplasur me çatinë e një banese në zonën e Hjustonit, në shtetin amerikan të Teksasit, teksa po përpiqej të ulej pranë një piste private. Si pasojë e aksidentit, piloti është transportuar në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor për lëndime të rënda. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse në momentin e përplasjes ndodheshin persona brenda banesës apo nëse ka të lënduar të tjerë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur. Lajmi në përditësim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Banesa". Si pasojë e të shtënave mësohet se ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit dhe 2 persona të tjerë. Të tre të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor ndodhen tashmë në vendngjarje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme