Sport 18 July 2026, 16:57 Nga VNA

FIFA sqaron dilemat për finalen e Botërorit: Pushimi mes pjesëve do të jetë vetëm 17 minuta

Ndaje në Whatsapp
FIFA sqaron dilemat për finalen e Botërorit: Pushimi mes pjesëve

FIFA ka sqaruar një nga çështjet më të diskutuara para finales së shumëpritur të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, që do të luhet këtë të diel në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Institucioni ndërkombëtar i futbollit ka bërë të ditur se pushimi mes dy pjesëve nuk do të zgjasë më shumë se 17 minuta, duke hedhur poshtë zërat se spektakli i pjesës së parë mund të shtynte rifillimin e ndeshjes për më shumë se 30 minuta.

Nga kjo kohë, rreth 11 minuta do t’i dedikohen performancave muzikore të artistëve të ftuar, ndërsa pjesa tjetër, rreth 6 minuta, do të përdoret për vendosjen dhe largimin e skenës, si dhe për mirëmbajtjen e fushës.

Kohët e fundit ishte raportuar se numri i madh i artistëve të përfshirë në ceremoninë e finales mund të sillte një pushim rekord, por FIFA ka konfirmuar se ai do të jetë vetëm dy minuta më i gjatë se pushimi standard prej 15 minutash në një ndeshje futbolli.

Një nga çështjet që ka marrë vëmendje të veçantë është edhe gjendja e barit në stadiumin “MetLife”. Stafi teknik i Spanjës ka shprehur shqetësime për terrenin, pasi në ndeshjet e mëparshme fusha është konsideruar më e thatë se zakonisht, duke ndikuar në ritmin e lojës.

Për këtë arsye, organizatorët kanë planifikuar ujitjen e fushës gjatë pushimit, me synimin për të krijuar kushte optimale për të dyja skuadrat.

Ndërkohë, FIFA nuk do të ndryshojë rregullin për pushimet e hidratimit. Për shkak të temperaturave të larta gjatë turneut, lojtarët do të kenë sërish të drejtën për dy ndërprerje hidratimi, nga një në secilën pjesë të ndeshjes.

Finalja Spanjë-Argjentinë pritet të jetë një nga përballjet më të ndjekura të Botërorit, jo vetëm për shkak të rivalitetit sportiv, por edhe për shkak të spektaklit të madh të planifikuar jashtë fushës.

Video

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mançja në momentin kur ndodhën të shtënat në lokalin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Në tavolinë ndodhej edhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga plumbat. Në momentin e sulmit, brenda lokalit ndodhej edhe një efektiv Policie jashtë shërbimit, i cili sapo dëgjoi të shtënat doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e zjarrit, por arriti të largohej në thellësi të lagjes. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

Një avion i vogël është përplasur me çatinë e një banese në zonën e Hjustonit, në shtetin amerikan të Teksasit, teksa po përpiqej të ulej pranë një piste private. Si pasojë e aksidentit, piloti është transportuar në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor për lëndime të rënda. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse në momentin e përplasjes ndodheshin persona brenda banesës apo nëse ka të lënduar të tjerë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur. Lajmi në përditësim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Banesa". Si pasojë e të shtënave mësohet se ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit dhe 2 persona të tjerë. Të tre të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor ndodhen tashmë në vendngjarje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme