Sport 16 July 2026, 20:01 Nga VNA

Alarm te Spanja para finales, Yamal dhe Porro shqetësojnë stafin teknik

Ndaje në Whatsapp
Alarm te Spanja para finales, Yamal dhe Porro shqetësojnë stafin

Spanja ka marrë një lajm shqetësues vetëm pak ditë para finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës, pasi dy prej futbollistëve të saj, Lamine Yamal dhe Pedro Porro, kanë munguar në stërvitje për shkak të problemeve fizike.

Gjatë gjysmëfinales ndaj Francës, të fituar 2-0 nga “La Roja”, Yamal u pa duke mbajtur kofshën pas një përplasjeje me Kylian Mbappen, duke ngritur dyshime për një dëmtim muskulor.

Talenti 19-vjeçar nuk mori pjesë në seancën stërvitore të së enjtes, ndërsa mungesë pati edhe mbrojtësi i djathtë Pedro Porro, i cili po ashtu ka ndjerë shqetësime fizike.

Situata u konfirmua edhe nga trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili tha se të dy lojtarët po monitorohen me kujdes nga stafi mjekësor i kombëtares.

Megjithatë, raportimet nga mediat spanjolle janë optimiste. Sipas tyre, as Yamal dhe as Porro nuk kanë pësuar dëmtime serioze dhe pritet të jenë të gatshëm për finalen e madhe ndaj Argjentinës.

Lamine Yamal konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spanjës në këtë turne, ndërsa rikuperimi i tij do të ishte një lajm i madh për De la Fuente para sfidës për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Finalja Spanjë-Argjentinë do të zhvillohet të dielën në orën 21:00, ku “La Roja” dhe “Albiceleste” do të përballen për kurorën e kampionit të botës.

Video

Dita e 47 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Shkodër/ Pamje nga momenti i konfliktit me thikë në Poliklinikën “Vasil Shanto” Këto janë pamjet e momentit kur ndodhi konflikti në ambientet e Poliklinikës së lagjes “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur me thikë 32-vjeçari Vildan Kepëca. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, pas një konflikti për motive të dobëta, ku dyshohet se Arvin Fregjaj e ka plagosur me thikë 32-vjeçarin.

Dita e 47 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme