Gara për “Këpucën e Artë” në Kupën e Botës 2026 mbetet plotësisht e hapur, me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen që kryesojnë renditjen me nga tetë gola secili.
Aktualisht, kapiteni i Argjentinës ka avantazhin falë katër asistimeve, një më shumë se francezi. Megjithatë, Mbappe do të ketë mundësinë të ndryshojë gjithçka në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë, ndërsa Messi do të kërkojë të ruajë epërsinë në finalen kundër Spanjës.
Sipas rregullores së FIFA-s, nëse dy ose më shumë futbollistë e mbyllin turneun me të njëjtin numër golash, fituesi i “Këpucës së Artë” përcaktohet fillimisht nga numri i asistimeve.
Ky rregull u aplikua edhe në Botërorin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut. Atëherë Thomas Muller, David Villa, Ëesley Sneijder dhe Diego Forlan e mbyllën turneun me nga pesë gola secili, por sulmuesi gjerman fitoi trofeun falë tri asistimeve, më shumë se rivalët e tij.
Nëse edhe asistimet janë të barabarta, FIFA merr në konsideratë numrin e minutave të luajtura gjatë turneut. Avantazhi i jepet futbollistit që ka arritur të shënojë të njëjtin numër golash duke luajtur më pak minuta.
Me finalen ende për t’u zhvilluar, beteja mes Messit dhe Mbappes për “Këpucën e Artë” mbetet një nga garat më interesante të këtij Botërori.






















