Është publikuar renditja e fundit e favoritëve për fitimin e Topit të Artë 2026, me Lionel Messin që ka marrë sërish kryesimin dhe shihet si kandidati kryesor për të fituar trofeun prestigjioz individual për herë të nëntë në karrierë.
Sipas listës së fundit, ylli argjentinas ka përfituar nga paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2026, ku Argjentina ka arritur deri në finalen e turneut.
Pas Messit, në vendin e dytë renditet talenti spanjoll Lamine Yamal, i cili vazhdon të konsiderohet një nga rivalët më të fortë për çmimin. Në podiumin e favoritëve është edhe sulmuesi anglez Harry Kane, që mban vendin e tretë.
Në pozitën e katërt ndodhet Ousmane Dembele, ndërsa pesëshja e parë mbyllet nga ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, i cili mbetet një prej pretendentëve kryesorë për çmimin më të rëndësishëm individual në futboll.
Në dhjetëshen e parë të kandidatëve për Topin e Artë 2026 janë gjithashtu: Khvicha Kvaratskhelia, Jude Bellingham, Erling Haaland, Michael Olise, Pedri.
Rikthimi i Messit në krye ka ndezur edhe më shumë garën për trofeun, me një duel të fortë mes eksperiencës së kampionit argjentinas dhe brezit të ri të yjeve si Yamal, Mbappe dhe Bellingham.






















